Pamukkale-Pishina Termale6

Pamukkale, vendi më i njohur në Turqi

Çfarë është Pamukkale?

Pamukkale - Turqi

Tarracat fantastike, të mahnitshme dhe të ngrohta, pishinat e kthjellëta të Pamukkale varen si ujëvara të mahnitshme në luginat piktoreske në jugperëndim të Turqisë. Në kuptimin e plotë të fjalës fenomeni gjeologjik, Pamukkale, “Kalaja e Pambukut” në turqisht, gjithashtu njihet si zona e rrënojave të qytetit të lashtë greko-romak, Hierapolis. Me një kombinim unik të mrekullive natyrore dhe atyre njerëzore, nuk është për t’u çuditur me faktin se Pamukkale-Hierapolis është vendosur nën mbrojtjen e UNESCO-s. Me më shumë se 2 milionë vizitorë në vit, ky vend ka arritur të bëhet vendi më atraktiv në Turqi.

Pse ta vizitoni?

Pamukkale-Perendimi

Në çdo cep të globit mund të gjeni tarraca të mahnitshme, që nga Kina e deri në Afganistan, por askund tjetër turistët nuk mund ta shijojnë pamjen e mrekullueshme dhe piktoreske që e ofrojnë tarracat spektakolare të Pamukkale, të zbukuruara me gurë gëlqerorë. Gjithashtu, gjatë vizitës në këtë vend, turistët mund të bëjnë banjë në tempujt antik të qytetit Hierapolis, ku mund të futen në pishinat e mbushura me ujë të nxehtë të pasur me minerale, të cilët ofrojnë shumë të mira shëndetësore.

Si të shkoni në Pammukale?

Turistet ne Pamukkale

Pamukkale-Hierapolis (Kalaja e Pambukut), ndodhet në pjesën perëndimore të pllajës së gjerë të Anatolisë, rreth 193km në lindje të rezortit të njohur të Egjeut, afër Efesusit. Mënyra më e lehtë është të merrni një veturë me qira dhe për 3 orë vozitje nga Kusadasi, 4 orë nga Antalia dhe Marmara, 5 nga Bodrumi, ju mund të arrini në Pamukkale. Gjithashtu ju mund të rezervoni një biletë aeroplani në Turkish Airlines ose Pegasus, të dy ofrojnë fluturime në aeroportin Denizli’s Cardak, nga aeroporti i Stambollit, ku pastaj ju mund të merrni autobusin për në Pamukkale, i cili nuk merr kohë më shumë se 40 minuta për të arritur në destinacion.

Pamukkale-Pamje Pamukkale-Pishina Termale6 Pamukkale-Pishina Termale5 Pamukkale-Pishina Termale4 Pamukkale-Pishina Termale3 Pamukkale-Pishina Termale Pamukkale-Pishina Termale2