Parisi madhështor, është kryevepër!

Parisi është qytet aq i bukur sa që vizitorët e kanë të vështirë të vendosin se çfarë duhet të shohin më përpara. Të hamendur janë shumica e rreth 40 milionë turistëve që e vizitojnë çdo vit kryeqytetin e Francës.

Nuk janë vetëm pamjet e mrekullueshme e mbresëlënëse! Nuk është vetëm ushqimi, as restorantet dhe kafenetë që me disajne elegante shtrihen anash secilës rrugë që përshkon qytetin 12 milionësh.

Është e vështirë për të thënë se cilën pjesë të qytetit duhet ta vizitoni më së pari, por diku duhet t’ia filloni. Është një qytet i banuar për më shumë se dy mijë vjet dhe me më shumë se 2400 vepra arti që mund të vizitohen.

parrris-0001

Parisi është një qytet fantastik që mban çelësin për zemrën tuaj! Qytet që jep pamje dhe emocione të mrekullueshme. Dhe një nga pamjet më të njohur është Kulla Eifel. Nga maja e kësaj strukture madhështore është e mundur për të parë “të gjitha” mrekullitë e qytetit.

Kulla Eifel, e ndërtuar më 1889 sipas projektit të inxhinierit Gustave Eiffel, është një nga monumentet më të vizituara me pagesë në botë. Miliona njerëz ngjiten në majë të saj çdo vit për të parë Parisin nga 324 metra lartësi.

Patjetër duhet të vizitoni Muzeun e Louvre, njërin prej muzeve më të njohur të artit e kulturës në botë. Ndodhet në qendër të qytetit dhe ka një histori të gjatë të konservimit  të veprave artistike që nga antikiteti orientalë, egjiptianë, romakë, grekë, e deri te skulpturat dhe pikturat moderne.

Në Louver është Monaliza, kryevepra e Leonardo da Vinçit, janë shumë piktura tjera artistike, historike dhe skulptura të mjeshtërve të mëdhenj të “gdhendjes së mendjes në gurë dhe në dru”.

parrris-0003

“Musée Du Louvre” ka një hapësirë prej 210 000 m2 dhe brenda ambienteve të tij për çdo vit mbahen mbi 60 mijë ekspozita të ndryshme të artistëve të njohur nga mbarë bota.

Në rrugën Champs-Elysees, ju mund të shihni edhe Harkun e Triumfit, në muret e të cilit janë të shënuar emrat e të gjithë ushtarëve francezë që kanë vdekur gjatë revolucionit dhe luftërave të Napoleonit.

Me plot kinema, kafene, dyqane luksoze dhe lisa të gështenjave, Champs-Elysees konsiderohet si rruga më e famshme në botë. Aty është edhe rezidenca e Presidentit të Republikës.

Kur të shkoni në Paris, ndaluni te Notre-Dame ndër më të famshmet në mesin e katedraleve.

parrris-0005

Në komunën Chessy, rreth 30 kilometra nga qendra e Parisit, është edhe Disneyland Paris, njëra prej pjesëve më turistike të qytetit. Është një kompleks mijëra hekëtarësh argëtimi me dy parqe kryesore – Disneyland Park dhe Walt Disney Studios – si dhe hotele dhe fusha të shkëlqzera për kurs golfi.

Kryeqyteti francez që nga shekulli i XII-të u bë një nga qendrat më kryesore të Evropës për arësim dhe art. Është një nga qendrat kryesore të biznesit e kulturës në botë dhe ndikimet i tij në politikë, arsim, argëtim, media, shkenca dhe artet kontribuojnë në statusin e tij si një nga qytetet më me ndikim në botë.

Pjesa më e madhe e qytetit është rezultat i ri-modelimit të madh urban të mesit të shekullit të XIX-të. Për shekuj me radhë, Parisi kishte qenë një labirinth rrugësh të ngushta dhe shtëpi gjysmë-druri, por, gjatë shekullit të XIX lagje të tëra u rrafshuan për të hapur vendin për rrugët e gjera të shoqëruara me ndërtesa guri neo-klasike. Shumica e këtij Parisi të ‘ri’ është Parisi që ne shohim sot.

Që nga ajo kohë Kodi i ndërtimit ka parë vetëm disa ndryshime, dhe planet e Perandorisë së Dytë në shumë raste vazhdojnë të ndiqen. Ligji “Alignement” ligji që ekziston edhe sot, rregullon ndërtimin e fasadave të ndërtesave të reja sipas gjerësisë së rrugës së përcaktuar më parë. Lartësia e një ndërtese është i kufizuar në përputhje me gjerësinë e rrugës.

parrris-0006

Shumë prej institucioneve të rëndësishme të Parisit ndodhen jashtë kufijve të qytetit. Distrikti i biznesit financiar (La Defense), tregu kryesor i shitjes me shumicë të ushqimeve (Rungis), Shkollat (École Polytechnique; ESSEC; INSEAD; HEC), laboratorët kërkimorë (në Saclay ose Evry), stadiumi më i madh (Stade de France), dhe zyrat qeveritare (Ministria e Transportit) ndodhen në rrethinat e qytetit.

Emri i Parisit rrjedh nga ai i banorëve të tij më të hershëm, fisi gal i njohur si Parisii. Besohet se emri i fisit Parisii vjen nga fjala selltiko-galike “parisio” që do të thotë “punëtor” ose “artizan”. Qyteti ka shumë pseudonime, por pseudonimi më i famshëm i tij është “La Ville Lumiere”  – “Qyteti i dritës”.

Parisi ka katër rajone nën mbrojtje të UNESCO-s. Duke qënë një qytet me plot histori, kulturë, gjelbërim e parqe, i pëlqyeshëm për të jetuar, është një prej destinacioneve kryesore turistike në botë. Është qytet që duhet parë, është shumë afër, është më pak se tri orë fluturim nga Prishtina. /Pushime.com/