Peizazh magjik, gurët shumëngjyrësh në liqenin McDonald

Në Parkun Kombëtar Glacier, në SHBA, gjenden mbi 700 liqene me ujë të pastër si kristali. Temperaturat e ulëta nuk lejojnë zhvillimin e organizmave të gjallë, duke mundësuar kështu të shihen dhe detajet më të imëta në fund të liqenit, që është i thellë deri në 10 metra.

Një karakteristikë mahnitëse e këtyre liqeneve është prania e gurëve shumëngjyrësh, qoftë në ujë, qoftë dhe në bregun e liqenit.

mcdonald tripschannel 0006

Foto: Tripschannel

Njëri prej liqeneve më të famshme është liqeni i quajtur McDonald, që gjendet në pjesën perëndimore të parkut, e që është i tëri i “ngjyrosur” me këtë lloj të gurëve. Njëkohësisht, ky është dhe liqeni më i madh, më i gjatë, dhe më i thellë i Parkut Kombëtar Glacier.

Ngjyrën e gurëve e përcakton prania apo mungesa e hekurit, ndërsa ata gjenden kudo në këtë park, ndërsa janë krijuar në epoka të ndryshe. Se çfarë peizazhi të mrekullueshëm krijojnë këta gurë në këtë park të magjishëm, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /PUSHIME.COM/

mcdonald google plus 0004

Foto: Steve J. Giardini

mcdonald misadventuresmag 0002

Foto: Misavdentures

mcdonald imgur 0005

Foto: Imgur