Peizazhet më skenike në botë, prej Kanadës e deri tek Zelanda e Re

Mount Assiniboine në Kanada, Plazhi Diamant në Islandë dhe Ben Lomond në Zelandë të Re.

Këto janë disa prej destinacioneve më skenike të botës – dhe kurrë nuk janë dukur më mirë se tani, falë aftësive të fotografëve Marta Kulesza dhe Jack Bolshaw.

Çifti kaloi vitet e fundit duke i vizituar disa prej vendeve më të pabesueshme të botës, dhe duke i fotografuar ato me një sukses spektakolar.

Ata i ngarkojnë fotografitë e tyre në uebfaqen e udhëtimit – infafarawayland.com – e cila ofron këshilla rreth fotografisë dhe vendeve që i kanë vizituar.

Kulesza, 31 vjeçe, tha për MailOnline se vendi i tyre më i pëlqyer deri më tani është Zelanda e Re. Shikoni fotot e tyre më poshtë: