Për këto 10 gjëra në aeroplan kurrë nuk keni pasur njohuri

Është e vështirë ta befasosh një udhëtar me përvojë, por ka ende shumë gjëra për të cilat ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar.

pushime.com ka gjetur disa sekrete të cilat i dinë vetëm punonjësit e aeroporteve dhe pasagjerët më kurioz.

Grepat në krahë

Në shumicën e aeroplanëve, për ta përdorur një rrëshqitës për dalje emergjente, pasagjerët duhet të kalojnë në një krah të butë dhe të rrëshqitshëm. Për ta bërë këtë më të lehtë, është dizajnuar një grep i veçantë: një litar sigurie futet në të, me njërin që lidhet në dorë dhe me njërin në krahë në bazë të rrëshqitësit. Duke e mbajtur litarin, pasagjerët mund të evakuohen lehtë.

Një sëpatë në kabinë

Sipas ligjeve të shumë shteteve (si SHBA), një sëpatë është pjesë e pajisjeve emergjente dhe duhet të ruhet në kabinë. Sëpata mund të ndihmojë në kontrollimin e zjarrit, hapjen e dyerve të bllokuara, ose për ta çelur një derë të re në aeroplan – ka madje shenja nëpër kabinë që tregojnë se ku është vendi më i mirë për ta hapur një dalje emergjente.

Një vrimë në dritare

Dritaret e aeroplanit kanë 3 xhama: xhamin e jashtëm që e mban nën kontroll presionin, xhami i brendshëm që ruan pasagjerët në rast të dëmtimit të xhamit të jashtëm dhe xhami i mesëm, në të cilin ndodhet një vrimë dhe që rregullon rrjedhjen e ajrit. Kjo vrimë ndihmon në balancimin e ndryshimit të presionit dhe parandalon mykjen për shkak të kondensimit mes paneleve të xhamit.

Një njësi ndihmëse e energjisë

Kur hyjmë në aeroplan, e dëgjojmë një zhurmë edhe pse motorët ende nuk kanë filluar të punojnë. Kjo zhurmë shkaktohet nga një APU që ofron energji për sistemet përderisa motorët nuk janë duke punuar. Kjo aktivizon motorët, gjithashtu.

Shërbimi Ajror “Marshall”

Marshallët Ajror fluturojnë në mënyrë sekrete me pasagjerët e tjerë të aeroplanit dhe mund të qetësojnë një ngatërresar në avion ose të çarmatosin një terrorist. SHBA, Franca, Kanadaja dhe vendet e tjera kanë shërbimet e tyre të tilla – dhe madje ka edhe një film për punën e tyre.

Vendet ku pushojnë ekuipazhi

Disa aeroplanë kanë dhoma të fshehta për ekuipazhin e aeroplanit ku ata mund të pushojnë gjatë fluturimeve të gjata.

Dorezat në dyert e emergjencës

Këto doreza krijohen së pari dhe para së gjithash për shërbyesit e fluturimit që të mbahen në rast të panikut në bord kështu që të mos shtyhen nga avioni nga udhëtarët që nxitojnë të dalin.

Sistemi i kondicionimit të ajrit

A keni qenë kureshtarë ndonjëherë të dini se nga vjen ajri të cilin e thithim në aeroplan? Në fakt ai vjen nga një kompresor që ndodhet në çdo turbinë të motorit. Kjo është ndoshta është edhe arsyeja pse disa mendojnë se ajri në aeroplan është i ndotur. Megjithatë, mos u brengosni: ajri filtrohet dhe ftohet së pari, dhe filterët, në fakt, largojnë 95% të bakterve.

Një ‘erëtregues’

Kjo pajisje u shfaq në aeroplan pasi ndodhi një krim i pazgjidhur nga Dan Cooper: ai e rrëmbeu një aeroplan pasagjerësh, mori disa para dhe iku me parashutë. Që nga atëherë, të gjithë aeroplanët Boeing dhe Airbus janë pajisur me një pajisje të tillë – e cila nuk lejon që dyert të hapen kur aeroplani është duke fluturuar.

Trekëndëshi i zi

Sigurisht i keni vërejtur këta trekëndësha të zinj në disa aeroplanë. Siç thotë edhe një kapiten i Airbus A320, ata shënjojnë vendet nga ku mund të shihen krahët. Një ekzaminim vizual mund të kërkohet nëse pilotët kanë dyshime rreth pozitës së krahëve.