Për këto mrekulli spektakolare të botës nuk keni dëgjuar kurrë

Të gjithë i njohim mrekullitë e famshme si Koloseumi, Muri i Madh i Kinës ose Taxh Mahalla.

Por ka edhe disa ndërtesa të tjera të lashta për të cilat udhëtuesit nuk duket se kanë dëgjuar për to ndonjëherë.

pushime.com më poshtë ju tregon për këto mrekulli, për të cilat besojmë se nuk keni dëgjuar më parë.

Xhamia e Madhe e Djenné, Mali

Kjo xhami është rreth 100 vjet e vjetër dhe është ndërtesa më e madhe në botë prej balte.

Chand Baori, Indi

Chand Baori, që ndodhet në qytetin e vogël indian Abhaneri, është një nga ndërtesat më të vjetra në botë. Struktura gjigante, që i ngjan një piramide, shkon deri 100 metra nën tokë.

Pallati i Parlamentit, Romani

Një nga ndërtesat më të popullarizuara të Bukureshtit ishte ndërtuar kur Romania ishte ende një Republikë Socialiste. Pallati konsiderohet të jetë ndërtesa administrative më e madhe në botë. Pallati ka 12 kate dhe 3,100 dhoma.

Stari Most (Ura e Vjetër), Bosnjë dhe Hercegovinë

Kjo urë për këmbësorë ndodhet mbi Lumin Neretva në qytetin e Mostarit dhe është kopja moderne e urës së vjetër të shkatërruar nga forcat Boshnjako-Kroate më 1993.

Fortesa Kumbhalgarh, Indi

Fortesa Kumbhalgarh rrethohet nga një muri unik, i cili në kohërat e lashta njihej si “Rojtari i Vdekjes”. Muri është 36km i gjatë dhe 8m i lartë. Ndërtimi i murit zgjati një shekull. Pavarësisht të gjitha lufërave që ky mur pa, ai mbeti i padëmtuar.

Xhamia e Sheik Lotfollah, Iran

Një ndërtesë nga arkitektura safavide, xhamia u ndërtua mes vitit 1602 dhe 1619. Është një nga ndërtesat më elegante dhe më të pazkonshme për disa arsye. Ajo nuk ka minare, për shkak të faktit se Xhamia e Sheikut Lotfollah nuk kishte për qëllim të përdorej nga publiku, por të qëndronte si një vend adhurimi për gratë e haermit të shahut.

Fortesa Derawar, Pakistan

Kjo strukturë e Deravar ishte ndërtuar më 1733. Fortesa ka 40 bastione, të cilat ngrihen nga shkretëtira e Pakistanit. Fortesa është 1,500 metra e gjatë dhe 30 metra e lartë.