Phuket, vendpushim i mrekullueshëm

Phuket është një ishull malor në Detin Andaman, me disa nga plazhet më të njohura në Tajlandë.

Ishulli është vendpushim për dhjetëra mijëra turistë të huaj, të cilët kryesisht vendosen në Phuket City, i cili është përplot qendra tregtare, tregje artizanale nëpër rrugë, restorante, klube nate, bare dhe diskoteka.

 

Statuja e Budës së Madh. Foto: Thaimbc
Statuja e Budës së Madh. Foto: Thaimbc

Phuket City është kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër dhe një nga qytetet më të vjetra në Tajlandë. Qyteti ka mbi 70 mijë banorë, të cilët nga turistët e huaj përshkruhen si shumë miqësor.

Patong Beach është plazhi më i madh dhe përplot aktivitete, sidomos me shumëllojshmëri të sporteve të ujit. Plazhet tjera, por më të vogla janë Kata Beach, në jug, që gjithashtu është shumë i frekuentuar nga turistët. Plazhet tjera si Karon dhe Rawai, janë më të qeta dhe më pak të zhvilluara.

 

Një nga hotelet në Phuket. Foto: Nikatravel
Një nga hotelet në Phuket. Foto: Nikatravel

Phuket është e njohur edhe për atraksion nënujor, pasi shtrati i detit është përplot gjallesa, korale dhe peizazhe mbresëlënëse që krijojnë shkëmbinjtë dhe shpellat që ndodhen poshtë sipërfaqës së ujit.

Pikë turistike është edhe tempulli budist Wat Chalong dhe statuja e Budës së Madh në Phuket.

 

Foto: Aquapropertygroup
Foto: Aquapropertygroup

Gjithashtu, shumë i vizituar nga turistët është edhe muzeu 3D, Trickeye, i cili është një muze interaktiv që nxitë kreativitetin dhe imagjinatën, sidomos atëherë kur prekin pikëturat që u dalin përpara.

Çiftet e dashuruara nuk largohen nga ishulli pa kaluar një ditë shëtitje me anije të shpejta nëpër ishujt tjerë të pabauar, por me plazhe dhe male të mrekullueshme. Pak larg, por ia vlen të shkoni!  /Pushime.com/