Piloti bëhet i famshëm në internet, pas fotografive jashtë kabinës së aeroplanit

Si pilotë, ata janë të trajnuar për të rrezikuar – sidomos gjatë fluturimeve në ajër.

Por një ekspert i aviacionit është bërë shumë i famshëm në internet për shkak të selfieve që ai i bën.

Braziliani Daniel Centeno, 31 vjeç, ka mbledhur shumë ndjekës në Instagram pasi filloi të publikonte fotografi të bëra jashtë kabinës së aeroplanit, përderisa ai ishte duke fluturuar në ajër.

Një fotografi, në të cilën ai i mblodhi më shumë se 30,000 ndjekës dhe 1,400 komente, e shfaq atë jashtë kabinës së aeroplanit gjatë nisjes nga Nju Jorku.

Një tjetër, që ka marrë më shumë se 60,000 pëlqime, e shfaq atë mbi Ishullin Palmë të Dubait.

Por, duket se fotografitë janë rezultat i Photoshopit, pasi këto janë të pamundura dhe të rrezikshme për t’u bërë.

Qesharake, por disa përdorues nuk e kuptuan elementin kreativ të këtyre fotografive, me njërin që tha: “Uau… fotografi e rrezikshme!”, përderisa një tjetër shtoi: “Si nuk ndikon kjo në presionin e kabinës ose si nuk ta shkund fytyrën shpejtësia e erës?”.

Një tjetër tha: “Gënjeshtër, sepse me presionin e ajrit, flokët do të lëviznin gjithashtu dhe shkopi dhe kamera nuk mund të mbahen në shpejtësinë e aeroplanit”.

Këto komente, e detyruan vetë Centenon që të publikonte një foto tjetër, duke thënë: “Duhet t’ju tregoj se këto fotografi janë të rrejshme njerëz, në rast se nuk e dinit”.