Piloti bën foto mahnitëse nga kabina e tij

Të jesh pilot është mahnitëse, pasi mund të shohësh pamje të bukura nga lartë.

Por të jesh pilot i një agjencie ajrore nga Amerika e Jugut, ke mundësi të shohësh fenomene mahnitëse të stuhive, pasi do të fluturosh mbi rajone që më së shumti i përjetojnë ato.

Santiago Borja Lopez, një pilot nga Ekuadori i cili punon për Ecuador Airlines, nxjerr kamerën e tij gjatë fluturimeve me aeroplan për të kapur atë që përjeton në ajër.

Prej stuhive të pabesueshme e deri tek rrufetë, fotografitë që ai i kapë janë me të vërtetë madhështore. Shikoni më poshtë disa prej fotografive të tij: