Plazhet me rërë dhe ujërat e kristaltë mahnitin shumicën e njerëzve kudo që ndodhen – sidomos kur koha është e mirë.
Përderisa jeni mësuar ndoshta të shihni rërë ngjyrë të verdhë nëpër plazhe, ka disa vende nëpër botë ku plazhet kanë në fakt rërë ngjyrë rozë.
Një prej më të famshmëve është ‘Plazhi Rërat Rozë’ në Bahamas të cilin mund ta gjeni më poshtë në foto. Ky fenomen nuk shkaktohet nga ndotja apo ndonjë mashtrim i dritës, por nga disa mikro-organizma të njohur si ‘foraminifera’.
Në Bahamas, speciet e krijesave të vogla, Homotrema rubrum, kanë guaska të kuqe, thuhet sipas Royal Gazzette. Sapo të vdesin, uji i lë ato në rërë ku bashkohen me të dhe krijojnë të famshmen ‘rërën rozë’.
Shikoni fotografitë e disa prej plazheve rozë nëpër botë: