Plazhet më të bukura në Mesdhe

Brigjet e Mesdheut vizitohen çdo vit nga miliona turistë. Ishujt e Jonit janë ndër më të bukurit me gjire të vegjël, ndërsa Riviera Shqiptare, është një copë parajse e panjohur.

Tabloidi i madh britanik “Daily Mail” ka përpiluar një listë me plazhet më të bukura të Mesdheut, duke këshilluar turistët që t’i vizitojnë gjatë sezonit të pushimeve.

Pjesë e kësaj liste janë vende të Greqisë, Spanjës, Portugalisë, Italisë, Kroacisë dhe Turqisë. Ndërsa për vendin tonë, këshillohet të vizitohet plazhi i Himarës si një nga plazhet më të bukura të Mesdheut.

Egremni – Lefkada, Greqi

Cala Mitjaneta – Menorca, Spanjë

Plazhi Navagio – Zakynthos, Greqi

Plazhi Elafonissi – Kretë, Greqi

Plazhi Monterosso – Cinque Terre, Itali

Plazhi i Himarës – Himarë, Shqipëri

Praia da Marinha – Portimao, Portugali

Spiaggia Rosa – Sardinia, Itali

Plazhi i Baska Vodas – Baska Voda, Kroaci