Pogradeci, qyteti i bukur nën kalanë e vjetër ilire

Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit. Qyteti numëron rreth 38,000 banorë. Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Qyteti shtrihet nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.