Pozicionet më të mira për të fjetur në aeroplan

Kur jeni të lodhur në një fluturim të gjatë, nuk ka asgjë më shumë nervozuese sesa të mos jesh në gjendje për të fjetur.

Me pak vend për t’u shtrirë ose qëndruar siç duhet, shpesh mund të jetë e vështirë që të ndjeheni rehat.

Por në përpjekje për të ndihmuar pasagjerët, MailOnline Travel ka prodhuar një udhëzues për disa nga pozicionet më të mira të gjumit të cilat mund t’ju hyjnë në punë gjatë fluturimit me aeroplan.

Këto janë ato:

Mbështetja në dritare1

Arsyeja kryesore pse udhëtarët dëshirojnë të ulen pranë dritares është që të mund të mbështeten në murin e kabinës. Qoftë nëse keni jastëk apo jo, muret e aeroplanit ofrojnë një pozicion solid për ju, në mënyrë që t’i mbyllni pak sytë. Duke bërë si në foton më lartë, ju mund të pushoni mjaft mirë gjatë një fluturimi të gjatë.

Mbështetja e kokës2

Një tjetër pozicion i cili mund t’ju ndihmojë që të bëni një sy gjumë gjatë fluturimit me aeroplan është ky si në foton më lartë. Duke mbështetur kokën në mbajtësen e gjësendeve në ulësen përpara, ju mund të fitoni pak pushim gjatë fluturimit.

Strukja3

Nëse po fluturoni me një familjar apo ndonjë të njohur, pse të mos i ktheni supet e tyre në një vend për ta pushuar kokën?

Koka lartë4

Nganjëherë ‘moda e vjetër’ është më e mira. Pozicioni klasik ‘koka lartë’ mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të bërë pak gjumë përderisa udhëtoni me aeroplan nëse ndodheni në ulësen në mes.

Mbështetja e qafës5

Nëse jeni një ‘mjeshtër i udhëtimeve me aeroplan’, atëherë pajisja për mbështetjen e qafës padyshim se është ‘thelbësore’ në listën tuaj të paketimit. Kjo pajisje është e përsosur për ju që të ndjeheni rehat pa marrë parasysh në çfarë situate.

Shtrirja në tri ulëse6

Nëse keni fat të jeni në një fluturim të zbrazur, atëherë ky është pozicioni më i mirë që mund ta merrni në aeroplan për të fjetur. Me këtë pozicion, krahët tuaj dhe shpina do të pushojnë si në shtrat.

Shtrirja prapa7

Ky pozicion do t’ju ndihmojë që të futeni në një gjendje të plotë gjumi. Sapo aeroplani të jetë nisur, shtypeni butonin dhe shtrijeni ulësen pak prapa në mënyrë që ta fitoni këtë pozicion.