Praga, “qyteti i artë” i Evropës!

Praga njihet si një nga qytetet më të bukura të Evropës. Kryeqyteti i Çekisë është një prej 15 qyteteve më të mëdha të Bashkimit Evropian.

Është qytet ngazëllues që ofron një ndërthurje të artit me muzikën, kërcimin, filmin dhe teatrin, prandaj për çdo vitë e vizitojnë katër deri në pesë milionë turistë të huaj.

Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, në vitin 1996 fitoi rekordin “Guiness” për kompleksin-kështjellën më të madh në botë, e cila është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq shumicën e turistëve çdo vit.

pragagaga-0002

Ka shumë pseudonime për Pragën, por dy prej tyre që njihen edhe nga të huajt janë: “Qyteti i Artë” dhe “Qyteti i Njëqind Majave”. Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit XIX. Në atë kohë këto maja (fjala është për ndërtesa), i numëroi matematicienti e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103 (duke përjashtuar ndërtesat private).

Ky xhevahir evropian me arkitekturë origjinale është qytet i bukur dhe romantik, që ofron mundësitë të shijoni peizazhe mbresëlënëse, parqe të mëdha dhe të qeta, lundrime nëpër lumenj dhe shëtitje nëpër rrugicat e ngushta dhe të shtruara me kalldrëm.

pragagaga-0003

Praga është një qytet i ruajtur shumë mirë, i cili nuk u dëmtua nga Lufta e Dytë Botërore. Turistët mbesin të mahnitur sidomos kur vizitojnë Sheshin e Qytetit të Vjetër, Kështjellën e Pragës dhe Urën Çarls.

Kudo nëpër pragë do të zbuloni diçka nga historia shumëvjeçare e përandorive dhe regjimeve të ndryshme, që nga epoka e Përendorisë së Shenjtë Romake; Perandoria Habsburge; Republika e Parë e Çekosllovakisë (1918); koha e Protektoratit Nazist të Bohemisë dhe Moravisë, Republikës Komuniste të Çekosllovakisë, e deri në ditët e sotme të Republikës Demokratike Çeke.

pragagaga-0004

Praga ka rrugë këmbësoresh për t’ju ofruar secilit prej monumenteve, kështu që ju mjafton një fundjavë apo 3-4 ditë, për tu ndjerë si në shtëpinë tuaj.

Mirëpo, jo vetëm monumentet historike e kulturore e bëjnë Pragën qytet të bukur. Është qytet shumë i preferuar edhe nga turistët e rinj, pasi në shumë pjesë të saj ofrohen aktivitete argëtuese dhe një jetë e ndezur nate.

Nëse jeni të interesuar të vizitoni këtë vend mahnitës? Hidhjani një sy ofertës sonë këtu. /Pushime.com/