Pse duhet ta vendosni celularin në “Airplane Mode” kur jeni në aeroplan

A keni qenë ndonjëherë kureshtarë ta dini pse duhet ta vendosni celularin në “Airplane Mode” kur fluturoni me aeroplan?

Shumica e njerëzve mendojnë se kjo bëhet për shkak se celularët aktivë mund të interferojnë me pajisjet e navigimit të aeroplanit.

Por kjo nuk është arsyeja e vërtetë pse celulari duhet të vendoset në “Airplane Mode”.

Pse agjencitë ajrore ju thonë ta vendosni celularin në “Airplane Mode”

Për atë se celularët mund të pengojnë pajisjet e navigimit të aeroplanit, një pilot thotë kështu për Business Insider:

“Asnjëherë nuk është dëshmuar se sinjali i një celulari ka interferuar me sistemin e navigimit të aeroplanit. Por vetëm pse nuk ka ndodhur asnjëherë nuk do të thotë se nuk do të ndodh kurrë”.

Por, arsyeja e vërtetë pse kompanitë e fluturimit, sidomos në SHBA, ju bëjnë ta vendosni celularin në “Airplane Mode” është për shkak të Komisionit Federal për Komunikacion.

Rregullat e FCC ndalojnë përdorimin e celularëve në aeroplanë, në mënyrë që të “evitohet radio-interferenca me rrjetet e celularëve në tokë”.

Kjo i bie se, në një lartësi 12,000m, celularët aktivë do të merrnin shërbimin nga kullat e shumta (të aeroporteve) në tokë, duke shkaktuar rrëmujë në rrjetet në tokë dhe duke prishur shërbimet.

Disa linja ajrore ndërkombëtare kanë marrës të celularëve të instaluar në aeroplanë të ndryshëm. Pra, udhëtarët në fluturime të caktuara mund të telefonojnë ose të shkruajnë mesazhe në ajër.

Gjithashtu ju mund të lidheni edhe me Wi-Fi në shumë fluturime.