Pse nuk duhet të pini kurrë ujë në aeroplan, sipas një stjuardese

Pirja e shumë lëngjeve gjatë një fluturimi me aeroplan mund të duket si një gjë e mirë për ta bërë, por një stjuardesë thotë se ujë nuk duhet të porositni kurrë në kabinën e aeroplanit.

E konsideruar si pija më e keqe që mund ta kërkoni gjatë fluturimit, një stjuardesë zbuloi për Business Insider se nuk duhet të pini ujë rubineti gjatë fluturimit sepse sekreti është se uji mund të jetë goxha i ndotur.

“Shoqëruesit e fluturimit nuk pinë ujë të nxehtë në aeroplan”, tha stjuardesa. “Ata nuk pinë kafe dhe nuk pinë çaj”.

Kjo për shkak se përderisa uji në rezervuarët e ujit pastrohet, ata nuk njoftohen kurrë se sa shpesh pastrohet ai ose kur.

Si rezultat, ata nuk janë të sigurt se sa i pastër është uji. Ajo këshillon që të qëndroni larg ujit, të nxehtë ose të ftohtë, përveç nëse është në shishe të mbyllur, sepse në gotë, ai është nga rubineti i rezervuarit dhe është i papastër.