Pse pasagjerët hyjnë dhe dalin nga aeroplani përmes dyerve në anën e majtë të tij?

Mendoni pak për çdo udhëtim me aeroplan që e keni bërë dhe do ta kuptoni se hyrja dhe dalja nga ai bëhet gjithmonë përmes dyerve të vendosura në anën e majtë të tij.

Gjithmonë keni hyrë në aeroplan përmes një dere në këtë anë. MailOnline Travel hulumtoi pse ndodh gjithmonë kjo dhe zbuloi se kjo gjë ka origjinë detare.

Duke shkruar në Quora, Andrew Stagg, që e përshkruan veten si një pilot komercial i fluturimit, tha: “Unë besoj se arsyeja e kësaj rrjedh prej anijeve, të cilat kanë një portë (në të majtë) dhe një derë tjetër (në të djathtë) të quajtur starboard”.

“Fjala starboard vjen prej steerboard, që i referohet një bordi të ngjashëm me një timon në anën e djathtë të anijes.”

“Vendosja e këtij bordi kërkonte që ana e portës të ishte ajo që pasagjerët të hynin dhe dilnin, prandaj shumica e aeroplanëve e ndoqën rregullin e njëjtë”.

Pra, aeroplanët u dizajnuan me dyer më të mëdha të vendosura në anën e majtë, që pasagjerët të hynin dhe të dilnin.

Një kapiten i Dreamliner tha për MailOnline Travel: “Dyert e shërbimit në anën e djathtë janë më të vogla për të mbajtur më shumë ngurtësi në strukturën e aeroplanit – sa më e madhe të jetë dera, aq më shumë përforcime nevojiten rreth strukturës së derës”.

Dhe për shkak se udhëtarët gjithmonë hynin dhe dilnin nga ana e majtë, u vendos që kapiteni të ulej gjithmonë në anën e majtë, për të manovruar më mirë aeroplanin në një ndalesë.