Pula, e lakmuar prej kohës së dinosaurëve!

Pula është qytet bregdetar në maje të gadishullit Istria të Kroacisë. E vlerësuar për vendndodhjen strategjike, ka qenë e pushtuar, shkatërruar e rindërtuar disa herë gjatë historisë së saj të bujshme.

Pula ka qenë e administruar nga romakët, ostrogotët, venedikasit, dhe dikur edhe nga Forcat Aleate në Luftën e Dytë Botërore. Atëherë të huajt e lakmonin për ta pushtuar, ndërsa sot për ta shijuar.

Pula është e njohur për klimën e sajë të butë, detin e qetë dhe natyrën përreth saj të paprekur. Qyteti ka traditë të lashtë turistike, të kultivimit të vreshtave, peshkatari, dhe ndërtimin e anijeve.  Është prej qendrave më të njohura turistike, e cila i sjellë Kroacisë me dhjetëra mijëra turistë çdo vit.

Harku i Sergjios. Foto: Bedandbreakfast
Harku i Sergjios. Foto: Bedandbreakfast

Në Pula ka shumë plazhe të bukura për të pushuar, por shumë turistë shkojnë edhe jashtë sezonit verorë, për të parë arkitekturën e qytetit, fortesën e portit që ka mbijetuar shekujt, amfiteatret romake, natyrën e paprekur dhe ishujt e e famshëm të Brioneve.

“Pula Arena” është një prej pikave më turistike të qytetit. Amfiteatri i madh romak është ndërtuar në Shekullin e I-rë, përfundi të cilit ishin ndertuar edhe tunelet për të ruajtur naftën, verërat dhe vajin e ullirit, ndërsa tashti e gjithë hapësia nëntoksore është shëndërruar në muze.

“Tempulli i Augustit” është përdorur si një lloj arene për debate në kohën romake, ndërsa sot është një shesh publik shumë i frekuentuar.  Kështjella e Venecias dhe Harku i Sergjios janë po ashtu pika që vizitohen nga turistët.

Ishujt Brioni. Foto: ncp-charter
Ishujt Brioni. Foto: ncp-charter

Në brigjet pranë detit, shumica e turistëve të huaj që shkojnë në Pula, vizitojnë edhe lokacionin e quajtur  Bala, atje ku shihen disa gjurmë të mëdha, që sipas shkencëtarëve janë të dinosaurëve.

Por turistët nuk mund të ndalen aty! Përballë qytetit Pula ndodhen 14 ishujt e vegjël, por shumë të famshëm të Brioneve! Ishulli më i madh e ka emrin Brioni (Brijuni), i ka shtatë kilometra në katrorë dhe ndodhet vetëm dy kilometra larg bregut.

Edhe ishujt tjerë kanë emra, por kër filitet për ishujt në përgjithësi, atëherë atyre iu referohen me emrin e ishullit të madh.

Brione janë të banuara që herët. Në mijëvjeçarin e parë para Krishtit në Brione jetonte fisi ilir Histri, nga i cili fis, më vonë, merrë emrin gadishulli  Istria. Ma vonë aty vijnë keltët, pastaj romakët dhe në shekullin e VI-të vendosen edhe kroatët.

pulalala-0006

Në vitin 1945, pas Luftës së Dytë Botërore, ish lideri komunist i Jugosllavisë, Josip Broz Tito i shpalli Brionet si Rezidencë Shtetërore – vend për pushime të tij me bashkëpunëtor.  Pothuajse 100 kryetarë shtetesh dhe shumë yje të filmit, duke përfshirë Elizabeth Taylor, Richard Burton, Sofia Loren, Carlo Ponti, dhe Gina Lollobrigida, e vizituan Titon në ishujt “e tij”, të cilët prej vitit 1983 janë shpallur Park Kombëtar.

Pula është e njohur edhe si pika e fundit e gares evropiane në çiklizëm, e cila nisë prej detit Baltik, si dhe për ekspozitat e shumta dhe festivalet e filmit, të cilat shfaqen në amfiteatrin romak “Pula Arena”. /Pushime.com/