Shërbimet tjera

MICE

Për nevojat e kompanisë suaj, kompania ynë bën dhe organizimin dhe aranzhimin e Mbledhjeve Incentivave, Konferencave dhe Eventeve të
ndryshme – Panaireve (MICE Tourism) në tërë botën.

Kjo mënyrë e biznes turizmit është shumë efikase për kompanitë, përshkak se mundëson rrjetëzim me kompanitë tjera, formon kontakte dhe lehtëson bashkepunimin ndër-palësh. Ky lloj biznes turizmi, gjen përdorim të gjërë në të githa kompanitë në mbarë botën, dhe përfaqëson një trend në rritje, si pasojë e globalizimit.

RENT A CAR

Pushime.com, ne bashkëpunim me kompanitë më prestigjioze, bën rezervimin e makinave me qera në të gjitha qytetet kryesore botëroreduke filluar nga makinat individuale tek ato grupore, me çmime tejet të volitshme.

Ju mund të zgjedhni makinen tuaj të preferuar nga ato më ekonomike deri tek ato më luksoze.

SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

Udhëtimin tuaj do e përjetoni ndryshe kur jeni të siguruar. Pushime.com LLC ofron polisat e sigurimit në udhëtim për individë dhe grupe.

Sigurojini vetes dhe grupit mbulim të shëndetit në udhëtim dhe minimizoni të papriturat në rast të sëmundjeve ose aksidenteve gjatë udhëtimeve tuaja jashtë vendit.

SIGURIMI I VETURËS PËR UDHËTIM

Për udhëtimin tuaj drejtë Greqisë me automjetin i cili ka regjistrim të Republikës së Kosovës ju nevoitet të keni në posedim kartonin e gjelbërt të cilin mund ta siguroni edhe në zyret e Pushime.com L.L.C.
Ditët për aplikim:
Nëse aplikoni në ditët e javës; E Premte, E Shtune dhe E Hënë deri në ora 12 atëherë sigurimi për makinen tuaj do të jetë i gatshëm të Marten.
Në rast të aplikimit në ditët; E Hënë pas ores 12, E Mertë, E merkuren dhe të Enjten deri në ora 12 të ditës sigurimi për makinen tuaj do të jetë i gatshëm të Premten.

Dokumentacioni i nëvojshëm për të nxjerrë kartonin e gjelbertë:
* Libreza e Makinës ( kopje / foto )

1. Sigurimi i Kartonit të gjelbërt për veturë deri në 1 muaj ka cmimin 80 euro
2. Sigurimi i Kartonit të gjelbërt për veturë deri në 3 muaj ka cmimin 120 euro

TRANSFER NË AEROPORTE

Pushime.com L.L.C, ju ofron shërbime të transferit nga dhe për në airoport, duke filluar nga transferet individuale dhe ato grupore.

Kërkesat për transfere nga dhe për në airoport duhet të bëhen paraprakisht nga ana e klinentit duke dergur itinerarirn e udhëtimit, numrin e personave, vendin tuaj të qendrimit; Shtetin, Qytetin, Hotelin/Shtëpinë, Zyret apo specifikime tjera.

VIZA UAE

Pushime.com L.L.C, ju mundëson aplikimin për viza turistike në Emiratet e Bashkuara Arabe ( Dubai ), me afat kohor procesimi nga data e aplikimit brenda 48 orëve dhe më së largu deri në 2 javë.
Viza e lëshuar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe është valide 2 muaj nga data e procesimit dhe mundësi qendrim deri në 30 ditë.
Aplikimi për vizë mund të bëhët nga E Hena në të Enjten.
Dokumentat e e nevojshëm për aplikim janë:
• Pasaporta e skenuar (kolor)
• Një foto e skenuar kolor e formatit për pasaportë
Personi i cili ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mund të aplikojë për vizën e radhës, nëse nuk kanë kaluar 30 ditë nga dalja e fundit.