Pushimet duhet t’i kaloni në Hurghada!

Hurghada është një prej vendpushimeve turistike më të njohura në Detin e Kuq të Egjiptit.
Është kryeqyteti i njësisë Al-Bahr al-Ahmar, me vetëm 42 mijë banorë, por me një bregdet të gjatë prej rreth 40 kilometra.

Hurghada ka dy qendra urbane, Dahar – pjesa e vjetër e qyteti dhe Sekalla – pjesa e re e qytetit.

hur-egji-0005
Deri në vitin 1905 Hurghada ishte një fshat i vogël peshkimi, i cili më vonë ka evoluar në atë që tani është – qendra më e njohur turistike në Detin e Kuq, pas Suezit.

Gjatë sundimit të mbretit Faruk, në Hurghada u ndërtua një qendër rekreative turistike, por pas shtetëzimit të industrive të naftës, ish-prsidenti egjiptian, Nasser, ia dorëzoi këtë qytet forcave të armatosura, që e shndërruan në qendër të flotës detare.

hur-egji-0002

Prej viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, qytetit iu kthye serish turizmit dhe tashti me dhjetëra hotele luksoze dhe restorante të bukura shtrihen përgjatë vijës bregdetare të rajonit që administrohet prej tij.

Ishujt pranë qytetit Hurghada, Ebu Ramada, Fanadir, Giftun Kebir dhe Giftun Soraya janë pikat më të njohura turistike, të cilat përveç ujit të kthjelltë kanë edhe me dhjetëra hotele luksoze që presin turistë përgjatë gjithë vitit.

hur-egji-0007

Deti është i pasur me botën shtazore dhe bimore, por ato që e zbukurojnë më së shumti shtratin e tij, janë koralet shumëngjyrëshe. Prandaj zhytjet në ujë janë të pashmangshme, të oraganizuara nga resoret turistike.  /Pushime.com/