Qytetet e dashurisë të cilat duhet t’i vizitoni me partnerin

I quajnë të tillë, pasi ato janë në gjendje të ndezin shkëndijën e dashurisë, madje dhe ta rindezin ndoshta një zjarr tashmë të venitur.

Nuk ka rëndësi ku, as kur, ajo që ka vërtetë rëndësi është dëshira për t’u nisur, të tjerat ndodhin vet. Është e pamundur t’u rezistosh vendeve më romantike të planetit, ku tërheqja magnetike është e barabartë me këndimin e sirenave.

Në listën më poshtë, mund t’i gjeni qytetet më të mira të botës, për t’u dashuruar.

Parisi

Nuk mund të bënim tjetër veç ta nisnim nga Ville Lumiere, qyteti i dashurisë. Bukuria e tij është magjike, joshëse. Duke shëtitur nën hijën e Tour Eiffel, përgjatë Champs-Elysees apo në lagjet latine. Do ta ndjeni vetën ndryshe.

Venecia

Një rivale e fortë e Parisit, Venecia, ku bukuria malinkonike futet në zemrën e njerëzve të ndjeshëm, tek ata që besojnë tek dashuria. Përgjatë kanaleve ku dashuroheni, ku humbisni dhe ri gjendeni…dhe asgjë nuk është më si më parë.

Montreal

Një vend plot kulturë, një mozaik lagjesh gjallëruese, një qytet për të gjitha nevojat, është qendra më e populluar, elegante, e rafinuar dhe me atmosferë tipike evropiane, zbavitëse dhe e këndshme.

Honolulu

Plazhe të mrekullueshme, kratere vullkanike, ujera të kristalta etj., Honolulu është vendi ideal për çiftet e dashuruar, të cilët kanë nevojë të largohen për pak kohë. Nuk do të jetë e nevojshme të sforcoheni sepse duart do të kryqëzohen si me magji, dëshira për një përqafim të ngrohtë do të bëhet e pa rezistueshme, dhe për më pak se ç’mund ta mendonit do ta gjeni veten të shtrirë në rërë duke shkëmbyer përkëdhelje, të dashuruar më shumë se kurrë.

Stambolli

I mrekullueshëm dhe tërheqës, ai i jep çifteve identitet. Stambolli duhet të vizitohet personalisht sepse përshkrimet me fjalë, edhe pse mund të jenë të detajuara, rrezikojnë ta banalizojnë. Cilado që është ndjenja që ju lidh, vizitojeni, do t’u mrekullojë me aromat, shijet dhe atmosferën magjike.

Key West

Një qytet i vogël ku mund të ecni këmbë zbathur mbi rërë, duke i lejuar vetes një pauzë romantike në një ndër kafenetë e shumta në modë. Key West, në Florida, është udhëtimi ideal për të dashuruarit të cilët kërkojnë relaks dhe pak zbavitje.