Qytetet e përballueshme dhe të bukura që mund t’i vizitoni tani

Po i shihni miqtë në Instagram duke postuar fotografi nga udhëtimet e tyre në Paris tek Kulla e Ajfelit ose të tek ndonjë kafene në Itali duke pirë kafe përderisa ju jeni në shtëpi dhe duke ëndërruar për të shkuar në Evropë, por mendoni se nuk mundeni?

Mendojeni përsëri, pasi ka disa vende të përballueshme për ju të cilat mund t’i vizitoni qysh tani.

Anna Chui, një blogere dhe turiste, thotë se gjithmonë e ka dashur Evropën. Sipas saj, evropianët dinë si të kënaqen në jetë dhe kanë shumë vende të mahnitshme për të eksploruar.

Prej kështjellave mahnitëse në Gjermani e deri tek alpet në Zvicër, ka shumë gjëra që mund t’i shihni në Evropë – për të mos përmendur ushqimin, i cili është shumë i shijshëm sidomos në Itali.

Anna në një shkrim të fundit në blogun e saj ka një sugjerim për të gjithë ata që duan të vizitojnë Evropën. Ajo ju sugjeron disa prej qyteteve më të përballueshme që mund t’i vizitoni në Evropë – pasi nuk ka nevojë të shpenzoni shumë për një udhëtim të paharrueshëm në Evropë.

Berlin, Gjermani1

Mund mos ta besoni, por në fakt nuk është shumë shtrenjtë të udhëtoni në kryeqytetin e Gjermanisë. Një dhomë gjumi për dy persona kushton më pak se 25 euro në Airbnb dhe një darkë në një restorant mesatar kushton rreth 8-16 euro.

Të jesh në njërin nga qytete më multikulturor në botë, jo vetëm që do të mund të përjetoni energjinë e vendasve atje, por gjithashtu edhe të provoni ushqime të ndryshme që shkojnë deri në 3 euro.

Pragë, Çeki2

Edhe pse monedhës së Çekisë i është rritur vlera përgjatë viteve, ju ende mund të gjeni dhomë gjumi të lirë për më pak se 20 euro. Dhe nuk kushton më shumë se 6-10 euro që të hani një darkë të mirë në Pragë. Sigurohuni që të shkoni në Kështjellën e Pragës, e cila ka disa pjesë pa pagesë për të hyrë – me një vizitë të shkurtër që do t’ju kushtonte vetëm 10 euro.

Bruksel, Belgjikë3

Mund të rehatoheni në një dhomë dyshe në Bruksel për 20 euro në Airbnb, dhe një darkë në një restorant mesatar do t’ju kushtojë nga 9 euro deri në 17 euro. Aty mund ta shihni Muzeun e Arteve dhe Historisë dhe Pallatin e Drejtësisë që janë një nga objektet më të rëndësishme në botë. Madje, aty mund ta shijoni edhe çokollatën e shijshme belge!

Split, Kroaci4

Spliti në Kroaci është i njohur për plazhet e kaltra. Akomodimet këtu janë të mira dhe të përballueshme, me një dhomë për dy persona me pamje nga deti që kushton më pak se 30 euro dita.

Darka kushton diku prej 7 deri 14 euro, një çmim më i lirë krahasuar me disa vende të tjera të Evropës.

Napoli, Itali5

Si njëri nga qytetet më të vjetra në botë, Napoli ka shumë muze historik dhe arkitektura që ia vlen të vizitohen. Edhe pse nuk mund të gjeni hotele të lira si në Evropën Lindore, është relativisht lirë krahasuar me pjesët e tjera të Italisë, me hotele që kushtojnë 20 euro dita.

Aty mund ta vizitoni Muzeun Kombëtar ‘Capodimonte’ që ishte hapur më 1957 për disa nga pikturat më të mira italiane. Ushqimi dhe pijet këtu janë si akomodimi, të arsyeshme dhe më të lira sesa në qytetet në jug të Italisë.

Tani jeni gati të shkoni, paketojeni çantën, blini biletat në pushime.com dhe eksplorojeni Evropën!