Qytetet më të mira në botë për të rinjtë

Një studim i ri ka zbuluar qytetet më të mira për të rinjtë – sidomos gjeneratën e vitit 2000 – dhe Berlini ka marrë vendin e parë në botë.

Studimi shikoi faktorët si kualiteti i jetës së natës, ekonomia, toleranca ndaj emigracionit dhe migrimi i të rinjve.

Dhe gjeti se kryeqyteti gjerman mposhtë qytetet si Londra, i cili u radhit në vendin e tretë, Nju Jorkun (në vendin e tetë) dhe Melbourne në vendin e 21-të.

Studimi, i bërë nga motori i kërkimit Nestpick, gjeti se qyteti më i mirë në botë, bazuar në faktorët e cekur më lartë, është Berlini kozmopolit, me jetë të natës 24/7 dhe me barazi të lartë gjinore.

Në vendin e dytë doli qyteti kanadez Montreal, i cili shënoi pikë të larta në tolerancën ndaj emigracionit, përkrahjen ndaj komunitetit LGBT dhe festivaleve.

Në vendin e tretë doli Londra, ku shënoi pikët më të larta në respektin ndaj lirisë personale dhe zgjedhjeve shoqërore. Amsterdami doli në vendin e katërt, për shkak të respektit ndaj lirisë personale, barazisë gjinore dhe festivaleve. 

Kjo është lista e plotë me top dhjetë qytetet më të mira në botë për të rinjtë:

1. Berlin, Gjermani
2. Montreal, Kanada
3. Londër, Mbretëri të Bashkuar
4. Amsterdam, Holandë
5. Toronto, Kanada
6. Vancouver, Kanada
7. Barcelonë, Spanjë
8. Nju Jork, SHBA
9. Cologne, Gjermani
10. Mançester, Mbretëri të Bashkuar