Qytetet më të mira për një pushim dimëror

Në këtë listë më poshtë, të përpunuar nga pushime.com, do të mund t’i shihni qytetet më të mira për të kaluar një pushim dimëror.

Berlin, Gjermaniberlin-travel-ap65935700-large

Kryeqyteti gjerman bëhet krejt një tjetër qytet gjatë dimrit. Liqenet ngrijnë dhe infrastruktura e kafeneve, bareve, muzeve, galerive dhe teatrove zbukurohet tej mase.

Romë, Italirome-winter-roman-forum-large

Në dimër, Roma duket shumë romake. Turistë ka më pak dhe ata që e vizitojnë atë gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit e kanë shansin që të përjetojnë jetën e vërtetë të qytetit.

Vjenë, Austrirestricted-leadasset-viennachristmasmarket-large

Pavarësisht temperaturave të ulëta (që janë nën zero edhe gjatë ditës), ka shumë jetë në rrugët e Vjenës në dimër. Me qiej vazhdimisht të kaltër dhe shpesh me pak dëborë, qyteti në dimër është në kulmin e bukurisë.

Amsterdam, Holandëamsterdam-winter-large

Shtëpitë me një kulm përgjatë kanaleve duken të freskëta si akulli; në kafenetë komode dhe prej druri, ju mund të pini ‘Gluhwein’ (verë) pranë një zjarri të hapur. Temperaturat gjatë dimrit aty bien nën zero dhe një frymë e ftohtë fryn nganjëherë në këtë vend të sheshtë. Kur kjo të ndodh, ka shumë shtëpi të vogla prej druri ku mund të hyni, kur nuk ka, një shëtitje e shpejt përgjatë kanaleve është ende një nga kënaqësitë më të mëdha të Amsterdamit.

Paris, Francëparis-winter-large

Në dimër Parisi transformohet nga Qyteti i Dritave në Qytetin me Dritë Zanash. Edhe ‘Champs-Elysees’ duket mrekullueshëm me ndriçimet e Krishtlindjeve në pemë dhe tregjet e Krishtlindjeve prej druri. Në rrugë mund të ngroheni duke pirë pije të nxehta që shiten në rrugë.

Pistoia, Italipist

Ky qytet është zgjedhur si një nga qytetet më të mira për t’i vizituar gjatë këtij viti, pasi ofron gjithë sharmin dhe arkitekturën e Florencës, të ‘paketuar’ në një qytet më të vogël. Në këtë vend do të jeni në zemër të një fshati toskan, duke e mbushur pjatën tuaj me makarona që prodhohen në këtë vend, mish dhe verë të kuqe. Adhuruesit e skijimit do të gëzohen të mësojnë se teleferikët hapen në Abetone në janar.

Burimi i fotografive: telegraph.co.uk dhe Google Images