“Qyteti i Gurit”, mrekullia që duhet parë!

Petra, e njohur si Raqmu, është një qytet historik dhe arkeologjik në Jordaninë jugore.  Qyteti është i famshëm për arkitekturën dhe sistemin e ujitjes, me kanale të hapura përmes gurëve.

Shtëpitë, xhamitë, manastiret bizantine, objektet antike, deri edhe varrezat (tumat), janë ndërtuar duke e gdhendur gurin nga brenda dhe nga jashtë. Prandaj arabët i referohen qytetit shpeshherë edhe me emrin “Qyteti i Gurit”.

Foto: Wikimedia
Foto: Wikimedia

Një tjetër emër për qytetin Petra është “Rose City”, për shkak se gurët e tij të gdhendur kanë ngjyrë trëndafili.

Petra është themeluar në vitin 312 p.e.s., është qytet simbol i Jordanisë, me vetëm 20 mijë banorë, por qendra më tërheqëse e vendit për turizëm.

Qindra mijëra turistë e vizitojnë qytetin çdo vit dhe ngelin të mahnitur me aftësinë që kanë pasur vendorët për të gdhendur gurin dhe për të nxjerrë ujë dhe ndërtuar sistem ujitje në shkretëtirë.

patra-pet-0004

Petra është një qytet që ka përfituar shumë nga rrugët tregtare rajonale dhe prej shekujsh është bërë një qendër e madhe tregtare.

Qyteti shtrihet në një pellg mes maleve që formojnë luginën e madhe në drejtim kah Deti i Vdekur.

Petra me arikitekturën e saj është Trashëgimi Botërore e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1985.

patra-pet-0003

Qyteti ishte i panjohur për botën perëndimore deri në vitin 1812, derisa u prezantua nga shtegëtari zviceran, Johann Ludwig Burckhardt.

UNESCO e ka përshkruar si “një nga qytete me vetitë më të çmuara të trashëgimisë kulturore të njeriut”.

patra-pet-0001

Në vitin 2007 Petra është përzgjedhur në mesin e shtatë mrekullive të reja të botës dhe nga revista e njohur “Smithsonian Magazine”, u zgjodh si një nga 28 qytetet e botës që patjetër duhet vizituar. /Pushime.com/ Foto: Wikimedia/