Po kërkoni një vend të mirë dhe të lirë për të pushuar dhe bërë ski këtë dimër? Atëherë hidhjani një sy kësaj liste që pushime.com e sjell më poshtë për ju.
Dimri pothuajse është këtu, dhe tani është koha të mendoni se ku të shkoni për ta bërë një pushim dimëror. Nëse ju duhet pak inspirim se ku të shkoni me pak para, atëherë s’keni nevojë të kërkoni më tepër, pasi guida më poshtë ju tregon vendet të cilat mund të shkoni këtë dimër.
Top vendi për t’u vizituar këtë herë është Kranjska Gora, që ndodhet në kufirin mes Sllovenisë, Italisë dhe Austrisë.
Ky vend është shumë i njohur, pasi në Bardonecchia u mbajtën edhe lojërat e snoubordit në Lojërat Olimpike të vitit 2006. Është e pabesueshme se çfarë ofron ky resort.
Ky resort është shumë i njohur në Evropë dhe ofron një eksperiencë të pabesueshme për të gjithë ata që vendosin të pushojnë dhe të argëtohen këtu – dhe është shumë LIRË! Të interesuar të pushoni në këtë vend? Atëherë shikoni ofertat tona duke klikuar KËTU.
Sestiere është një resort i njohur i mbushur me italianë të rinj të cilët zakonisht gjatë dimrit i ikin qyteteve të ngarkuara si Turin dhe Milano. Gjithashtu, në këtë vend shërbehen edhe picat më të mira!
Një nga dy resortet franceze që ia doli të hynte në këtë listë, Morzine, ka borë të mrekullueshme, vende mahnitëse për ngjitje dhe lidhje të mira me resortet e tjera.
Austria ka disa prej resorteve të skijimit më të mira në botë. Sigurisht se në këtë shtet do të gjeni shumë mundësi, por Ellmau është vendi ideal pasi ai është i lidhur me resortet e tjera përmes autobusëve lokalë.
Skijimi në Cervina vlerësohet lartë në listat e vendeve më të mira për të bërë ski, për shkak të mundësive dhe gjërave që ofron gjithmonë.
Shumica e njerëzve nuk mendojnë për Finlandën kur është fjala për të planifikuar një pushim dimëror, por Ruka është një vend i njohur në mesin e vendeve nordike, dhe ka një terren të mrekullueshëm për të bërë ski.