Sa kushton të jetosh në Cyrih, njërin nga qytetet më të shtrenjta në botë?

Ahh, Cyrihu: kombinimi më i mirë i një qyteti ultra-modern dhe një fshati të vogël sharmant.

Ky qytet madhështor radhitet i dyti në botë kur është fjala për kualitetin e jetës. Sistemi shumë efikas i transportit, sistemi i fuqishëm shëndetësor dhe rastet e ulëta të krimit e bëjnë Cyrihun një qytet shumë atraktiv për të jetuar.

Dhe ta shumëzosh këtë me malet dhe liqenet që ka, Cyrihu tingëllon si një xhekpot. Por, ky qytet është gjithashtu qyteti më i shtrenjtë në botë.

Transporti, ushqimi dhe akomodimi, që asnjëra nuk është e lirë, do të jenë shpenzimet tuaja më të mëdha. Por, sa kushton në të vërtetë të jetosh në Zvicër? Ta shikojmë më poshtë:

Ushqimi

Të hash jashtë në Cyrih është shtrenjtë. Do të gjeni restorante dhe kafene në çdo distrikt, dhe që të gjitha shërbejnë ushqim të kualitetit të lartë.

Megjithatë, një vakt në një restorant mesatar mund të kushtojë nga 16 deri në 25 euro – dhe as ushqimi i shpejtë nuk është i lirë. Mënyra më e mirë për të kursyer para është që të përgatitni ushqim vetë.

Supermarketet më të mëdha në Cyrih janë COOP, Migros dhe Spar. Vetëm mbajeni në mend se mishi është i shtrenjtë.

Pijet

Shumica e birrave në baret lokale dhe kafenetë kushtojnë rreth 7 euro, dhe një shishe verë kushton nga 8 deri në 21 euro (të paktën). Natyrisht, askush nuk ulet vetëm në bar dhe të porosisë një pije, apo jo? Kështu që një natë e plotë me pije mund t’ju kushtojë nga 45 deri në 65 euro nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Akomodimi

Dhomat private mund të kushtojnë deri në 15 euro për një natë, por do t’ju duhet të jetoni larg qendrës së qytetit ose në rrethinë të universiteteve.

Nëse udhëtoni me dikë tjetër, një dhomë në një vend më të përshtatshëm do t’ju kushtojë rreth 50 deri në 70 euro në natë, për t’u ndarë në mes të dy personave.

Të jetosh në qendër të Cyrihut është një çështje krejt tjetër. Apartamentet me qira janë jashtëzakonisht të shtrenjta, dhe vështirë se mund të gjeni diçka nën 1,000 euro në muaj. Edhe kur gjeni diçka me çmim të tillë, zakonisht këto apartamente ndodhen jashtë qytetit.

Transporti

Çdo gjë në Cyrih funksionon, sidomos transporti publik. Nëse orari thotë se treni do të arrijë në 11:59, treni do të arrijë në 11:59. Mund të jetoni tërë jetën në Cyrih pa poseduar fare veturë.

Transporti publik në Zvicër është një nga më të mirët dhe më efikasët në botë.  Ndryshe nga vendet e tjera, biletat janë të shtrenjta. Në Cyrih, do t’ju kushtojë mesatarisht 7 euro në ditë dhe rreth 13 euro për udhëtimet jashtë qytetit.

Dhe mos të flasim pastaj për gjërat e tjera…