Selaniku – qyteti i fantazmave!

Selaniku është qytet shumë i bukur. Shtrihet përgjatë Gjirit të Selanikut në gjatësinë e 17 kilometra. Është qendra e dytë më e madhe ekonomike, industriale, tregtare, politike dhe kulturore e Greqisë.

Qyteti është shumë i njohur për përmendoret dhe ndërtesat e epokës bizantine dhe asaj otomane, por edhe për restorantet dhe plazhet e mrekullueshme që shtrihen përgjatë brigjeve të Detit Egje.

Foto: i.ytimg
Foto: i.ytimg

Selaniku për pesë shekuj ishte një mikrokozmos i historisë botërore, vendi i bashkëjetesës mistike.

Historiani britanik, Mark Mazower, ka shkruar një libër me emrin “Selaniku – qyteti i fantazmave”, ngase habitej sesi “mes rrënojave të shumta romake dhe manastireve bizantine, sinagogave dhe xhamive, bashkëjetonin hamejtë hebrenj, skllevërit ukrainas, tregtarët grekë, pashallarët osmanë dhe luftëtarët shqiptarë”.

selanikos-0006

Porti tregtar i qytetit është shumë i rëndësishëm për Greqinë dhe shtetet tjera në juglindje të Evropës. Selaniku që nga kohët e perandorisë romake ka qenë një qytet i rendësishëm ekonomik.

Nga ana artistike është qyteti më i zhvilluar i veriut të Greqisë. Këtu ndodhen disa monumente kulture shumë të rëndësishme: Teatri Nacional i Greqisë Veriore, Salla i Koncerteve, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Kulturës Bizantine, Muzeu Teknologjik dhe i Shkencës, Planetariumi, Muzeu i Trenave, Muzeu i Luftës, Muzeu Olimpik, Muzeu Ataturk, Muzeu Historik i Luftrave Ballkanike, Muzeu i Hebrejve, Muzeu i Artit Konteporan dhe Muzeu Fotografik.

Harku i Triumfit, Selanik. Foto: gezirehberleri
Harku i Triumfit, Selanik. Foto: gezirehberleri

Selaniku ka shumë vende arkeologjike, të mbrojtura nga UNESCO si: Banjat Romake, Harku i Triumfit (Kamara), Qyteti i vjetër romak ku gjendet një teatër e vogël brenda të cilit dikur bëheshin luftrat e gladiatorëve, Agoraja e vjetër, etj.

Qyteti është i famshëm edhe për qendrat e saj tregtare: Mediterranean Cosmos, Qendra Tregtare Makros, etj. Mediterranean Cosmos është qendra më e madhe e argëtimit në Evropë, brenda të cilës ndodhen më shumë se 10 kinema, teatro, kënde lojrash, video-lojrash, etj. Jeta e natës është shumë e zhvilluar sepse gjenden shumë kafe, bare, restorante dhe kazinoja më e madhe e Greqisë.  /Pushime.com/