Sharm el-Sheikh, i shenjtë në Bibël e Kuran

Sharm el-Sheikh është një prej qendrave më të rëndësishme turistike në Egjipt.
Është vendpushim për dhjetëra mijëra turistë të huaj, të cilët relaksohen në plazhet e mrekullueshme, të shtresuara shkallë-shkallë me rërë të lagur nga uji i kaltër i Detit të Kuq.

Qyteti ka rreth 75 mijë banorë dhe ndodhet në shkretirën e Gadishullit Sinai. Është përplot hotele luksoze, restorante dhe bare nate, që e bëjnë pushimin në Sharm el-Sheikh shumë mbresëlënës.

 

Foto: tripadvisor
Foto: tripadvisor

Pjesa më e famshme e Sharm el-Sheikh është gjiri i qytetit, i njohur me emrin Naama Bay, ku shtrihet një plazh i pastër, i rrethuar me palma, shetitore, baret e restorantet më të bukura të këtij bregdeti.

Parku Kombëtar “Ras Muhammad” është një destinacion shumë atraktiv për turistët që pëlqejnë zhytjen nën sipërfaqen e ujit, ku mund të shihen shkëmbinj të thyer përplot korale shumëngjyrëshe.

 

Foto: traveltek
Foto: traveltek

Përveç plazheve të mrekullueshme, afër Sharm el-Sheikh është edhe një prej maleve të shenjta te besimi islam dhe atij të krishterë, Mali Sinai i njohur edhe me emrin Mali i Moisiut.

Sipas librave të shenjtë, Biblës e Kuranit, traditës hebraike, kristiane dhe islame, Mali i Sinait ishte vendi ku Moisiu mori Dhjetë Urdhrat prej Zotit.

Mali Sinai është 2285 metra lartësi mbidetare, rreth dy orë e gjysmë udhëtim prej Sharm el-Sheikh.

 

Manastiri i Shën Katerinës. Foto: greatwalksoftheworld
Manastiri i Shën Katerinës. Foto: greatwalksoftheworld

Aty afër ndodhet edhe një pikë tjetër shumë e vizituar, qyteti i Shën Katerinës i rrethuar nga të gjitha anët me maja të larta të maleve. Në këtë qytet, në një lartësi prej 1550 metra, ndodhet manastiri ortodoks (grekë) i mbrojtur nga UNESCO. Ky manastir është manastiri më i vjetër i krishterë në botë, edhe pse për këtë titull lufton edhe një manastir tjetër në Egjipt, ai i Shën Antonit, në jug të Kajros.

Sharm el-Sheikh mirëpret mijëra turistë në çdo sezon të vitit, madje edhe atëherë kur në Kajro situata politike duket e tensionuar. Është qyteti që ju bënë t’i harroni brengat! I shenjtë për pushime! /Pushime.com/

Sharm el-Sheikh 0005 Sharm el-Sheikh 0001