La Grotta della Poesia, që në shqip i bie “Shpella e Poezisë”, është një pishinë natyrore shumë romantike në detin Adriatik, në juglindje të bregdetit të Italisë afër qytetit të vogël Roca.
Në këtë pishinë mund të shkohet duke u zhytur ose duke ecur nëpër shkallët artificiale të cilat janë prerë në shkëmbinj.
Uji i pishinës është i kristaltë dhe ky vend romantik është ideal për çifte. Afër tij ndodhet një vend arkeologjik, i cili përmban shumë gravura greke dhe latine.
Me vete mund të merrni pije freskuese dhe ushqim, për t’i shijuar më mirë rrezet e diellit dhe këtë pishinë të mahnitshme natyrore.
Se si duket ky vend mund t’i shihni pamjet më poshtë: