Shpella me “Sytë e Zotit” në Bullgari

E ndodhur në Iskar Gorge, në njërin prej rajoneve më të mëdha karstike në Bullgari, Prohodna është një nga shpellat më të njohura atje, të cilën e vizitojnë mijëra turistë çdo vit.

E njohur ndryshe edhe si “Sytë e Zotit” (Eyes of God), shpella ka një imazh të mrekullueshëm nëntokësor që tërheq vizitorë çdo vit.

Shpella ka dy vrima simetrike në pjesën e sipërme të saj, në një lartësi prej 262 metrash përmes të cilave shpella ndriçohet – dhe që e bëjnë përnjëmend të duket sikur ka sy.

Dy vrimat janë krijuar si rezultat i forcave natyrore erozive. Kur drita depërton në të dyja vrimat, krijohet imazhi i dy syve të mëdhenj. Jo më kot njihen ndryshe si “Sytë e Zotit”.

Se si duket kjo shpellë mahnitëse mund t’i shihni fotot më poshtë:

29db890d00000578-0-image-a-50_1434972337879 373_001_peshterata_prohodna-jpg 4359229_orig cave-bulgaria karlukovo-intro obr-dsc_0232 the-eyes-of-god-prohodna-cave-bulgaria3