Shtëpitë më të vjetra në botë, që ende janë të banueshme

Monumentet, të vjetra dhe të gdhendura nga koha, janë mahnitëse dhe për t’u admiruar.

Matera, një fshat italian i ndërtuar në shkëmbinj në rajonin e largët të Basilicata, mendohet se është vendi i vetëm në botë ku banorët e tanishëm jetojnë në të njëjtat shtëpi si paraardhësit e tyre para 9,000 vjetësh.

Kandovan, i ndodhur në veriperëndim të Iranit, është shpella e banueshme më e vjetër në botë. Ajo është e banueshme për të paktën 800 vitet e fundit dhe brenda saj jetojnë 168 familje.

Pak më e vjetër por jo më pak mahnitëse është edhe shtëpia e lashtë në Aveyron, Francë, e cila daton që nga shekulli i 13’të.

Më poshtë, pushime.com ju prezanton një listë të zgjedhur me shtëpitë më të vjetra – por ende të banueshme – në botë.

Kandovan, në veriperëndim të Iranit, shpella më e madhe në botë brenda së cilës jetojnë 168 familje

Shtëpia e vjetër në Francë e shekullit 13

Manastiri Ortodoks i Shën Gjergjit, i krijuar diku rreth vitit 480 para Krishtit, ndodhet në Jerusalem

Ky fshat-shpellë i lashtë në Meymand në jug të Iranit ka qenë vazhdimisht i banueshëm për 3,000 vjet

Matera, një fshat italian i ndërtuar në shkëmbinj në rajonin e largët të Basilicatas, mendohet se është vendi i vetëm në botë ku njerëzit jetojnë ende në të njëjtat shtëpi të paraardhësve të tyre që jetuan 9,000 vjet më parë

E vendosur në krye të një shkëmbi në Nju Meksiko, Acoma Pueblo besohet se është një nga vendet e banueshme më të vjetra në botë në Amerikë të Veriut

Kisha e Shën Piterit në Turqi është një nga kishat më të vjetra të Krishterimit në botë