Si ta mposhtni frikën nga fluturimi me aeroplan?

Pavarësisht që udhëtimi me aeroplan është një nga mënyrat më të lehta për të mbërritur në vendin tuaj të preferuar, kjo nuk është dhe aq e lehtë për ata që kanë frikë.

Sikur me të gjitha shqetësimet tjera, ekzistojnë disa mënyra për të larguar mendjen tuaj nga kjo frikë. Më poshtë mund të lexoni disa prej metodave që ju ndihmojnë të zhvendosni mendjen tuaj nga frika kur jeni duke udhëtuar me aeroplan.

 

  1. Gjeni shkakun e frikës tuaj

‘’Shumica e arsyeve pse ju frikësoheni është se gjeni një pikë që në trurin tuaj ju bën të lidhni rrezikun me fluturimin’’, shpjegoi z. Jones për Mail Travel. Jeni të rinj dhe po përjetoni turbulenca gjatë fluturimit dhe mendja juaj e lidhë menjëherë rrezikun me fluturimin.

Shumë shpesh njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këto pika, por sidoqoftë ato ndikojnë në zgjedhjet dhe besimet tuaja. Një prej mënyrave më të lehta për të filluar është të kuptoni origjinën e frikës tuaj. Cilat janë disa nga ngjarjet në të kaluarën që kanë bërë që truri juaj të lidhë frikën me fluturimin?

 

  1. Ndryshoni imazhin e fluturimit

‘’Pjesa e trurit që merret me kujtesën vizuale është shumë aktive kur shihni diçka për herën e parë’’ shtoi z. Jones. ‘’Me ngjarjet që ndodhin në jetën e përditshme kjo zbehet me kohë, mirëpo nuk ndodh e njëjta me frikën. Një nga gjërat që mund të ndryshoni ndikimin e imazheve tuaja mentale është të ndesheni me to.

Si do të dukej sikur ta bënit atë imazh më të vogël? Çfarë do të ndodhte sikur ta hiqnit ngjyrën nga ai? Jones shton: “Imagjinoni sikur të mund të kthenit një ndodhi gjithçka mbrapa sikur kur ktheni një DVD. Imagjinoni sikur imazhi ishte një pikë e vogël apo kishte veshë të Mickey Mouse-it. Vëreni se çfarë ndodhë kur luani me këto imazhe”.

 

  1. Shtyjeni larg frikën

Një metodë shumë e popullarizuar është të qëndroni të shtendosur në momentin që z. Jones e quan “Trokitja Meridiane”. Duke prekur në disa pika akupunkture dhe në ndërkohë të mendoni rreth frikës tuaj, kjo gjë mund ta reduktojë atë në mënyrë drastike.

 

  1. Mbizotëroni emocionet tuaja

Mbani në mend: Frika nuk është diçka që mund ta zini si të ftohtin. Është diçka që duhet ta bëni, madje edhe nëse deri në këtë pikë kjo s’ka qenë e dukshme. Nëse ndryshoni mendimet, ndjenjat apo imazhet, ju do të ndiheni ndryshe. Praktikoni këto këshilla dhe shihni se sa mund të kenë efekt në ju.