Si të kurseni para gjatë një pushimi?

Udhëtimet dhe pushimet janë pjesa më e mirë e vitit, por shpesh ndodh që këto të kenë kosto të lartë, ndaj këtu kemi mbledhur 6 këshilla sipas të cilave ju do të mund të kurseni arsyeshëm gjatë një udhëtimi.

Rezervojini biletat më herët

Këtë tashmë e mundësojnë faqet online – si kjo e jona – që tregojnë për kohën dhe çmimin e biletave të udhëtimit, ku mund të rezervoni shumë muaj para udhëtimit tuaj.

Huazoni një makinë

Nëse planifikoni të udhëtoni me miqtë tuaj ose edhe vetë, mund të merrni me qera një veturë dhe të kurseni paratë e biletave.

Hani në rrugë

Nuk është e domosdoshme që gjatë udhëtimit të hani gjithmonë në restorante, ju keni udhëtuar për t’u kënaqur dhe edhe nëse hani në rrugë nuk është diçka e turpshme, kjo është një mënyrë tjetër e mirë për të kursyer para.

Merrni një taksi

Ju mund të merrni taksi sepse është një opsion i lirë, edhe për këtë ka shumë faqe të internetit që sigurojnë të dhëna për taksi që ju mos të pritni në rrugë për të.

Kujdes me akomodimin

Gjatë fazes së akomodimit ju duhet të keni kujdes dhe t’i shqyrtoni të gjitha hotelet me ofertat e tyre dhe ta zgjedheni më të përshtatshmin si financiarisht ashtu edhe sipas komoditetit që ofron.

Udhëtoni jashtë sezonave

Nëse ju udhëtoni gjatë verës dhe nuk keni rezervuar biletat e akomodimin më herët sigurisht që do të ju kushtojnë shumë, kjo ndodh edhe gjatë dimrit në disa periudha. Pra të udhëtoni në mes të sezonave ju ndihmon që të kurseni më shumë.