Si të siguroheni që valixhja juaj të del e para në karuselin e bagazheve në aeroport

Pas një fluturimi të gjatë dhe të lodhshëm, gjëja e fundit që do të dëshironit është që të prisni gjatë valixhen tuaj në karuselin e bagazheve.

Por një mbajtës i bagazheve ka treguar se si të siguroheni që valixhja juaj të del e para – dhe e gjitha ka të bëjë me atë se sa herët shkoni në aeroport.

Sipas Thomas Lo Sciuto, i cili punoi në një aeroport regjional në SHBA, nëse bëni “check in” herët, shanset janë që çantat tuaja të jenë një nga të parat që do të dalin në karusel.

Kjo do të thotë se kur mbajtësit e bagazheve në destinacionin tuaj e shkarkojnë aeroplanin, çantat hyjnë të parat, dalin të fundit.

Duke folur për Quora, Lo Sciuto tha: “Opsioni juaj më i mirë është të jeni një nga pasagjerët e fundit të cilëve iu kontrollohet çanta”.

“Çantat gjithmonë ngarkohen para dhe prapa në aeroplan, kështu që nëse bëni “check” i fundit, atëherë çantat tuaja do të jenë në pjesën e fundit të çantave, që i vendosë ato të fundit në aeroplan dhe të fundit që dalin jashtë aeroplanit në destinacionin tuaj”.