Një fotograf ka kapur disa foto të lakuara të vendeve më të popullarizuara në Stamboll, pamje që duken sikur janë nxjerrë nga filmi i Christopher Nolan “Inception”.
Artisti turk, Aydin Buyuktas, i publikoi këto fotografi të pabesueshme në llogarinë e tij në Instagram pasi udhëtoi përreth qytetit turk, që shtrihet në Azi dhe Evropë.
Ai fotografoi vendet ikonike si Xhaminë e Re, Bazaar-in e Madh dhe urën Galata. Fotografitë e mahnitshme morën disa ditë kohë derisa u redaktuan pasi u fotografuan nga droni.