Stambolli, parajsa euroaziatike që duhet ta vizitoni!

Stambolli, i njohur historikisht si Konstandinopoja, është qendra ekonomike dhe kulturore e Turqisë.

Stambolli është një qytet transkontinental në Euroazi, me qendrën historike dhe komerciale që ndodhet në anën evropiane – përderisa një e treta e popullsisë jeton në anën e Azisë.

Ky qytet historik njihet për arkitekturën e tij bizantine dhe osmane, me ndërtesat të cilat reflektojnë mbretëritë e ndryshme që e kanë udhëhequr qytetin në të kaluarën.

Si njëri nga qytetet më të vizituara në botë, Stambolli është një qytet që ia vlen të përjetohet dhe eksplorohet nga shumë njerëz.

Në një video në YouTube, të publikuar nga Turkey.Home, shfaqet Stambolli nga ajri – me pjesët më të bukura dhe historike të tij që ia vlejnë të vizitohen.

Arkitektura, kultura dhe tradita – të gjitha këto e bëjnë këtë qytet të dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë: