Stambolli, qyteti me të cilin krenohen Perëndimi e Lindja!

Stambolli është qyteti i vetëm në botë, i cili gjendet në dy kontinente, Evropë dhe Azi, dhe më të cilin krenohen edhe Perëndimi edhe Lindja, për historinë mijëravjeçare, kulturën, artin dhe bukurinë e tij.

I njohur ndërkombëtarisht si Istanbul, është një prej qyteteve më të bukura të kontinetit evropian. Është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë! Qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me popullsi prej rreth 14,6 milionë banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë.

stambbbo-0009

Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë helen Bizantion, në vitin 667 para erës sonë. Është ndërtuar në të dy anët e lumit Halik (The Golden Horn) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit, i cili me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi  në veri me Detin e Marmarasë në jug.

Dy zonat kryesore dhe më të populluara ndodhen në anën evropiane, ndërsa zona e tretë është në anën aziatike. Qyteti është i ndërtuar mbi një terren kodrinor, i ndarë në rrethe të shumta. Të shtatë kodrat përreth tij ndahen nga lugina të vogla, ndërsa në maja të tyre janë ndërtuar xhami të mëdha.

Zonatë historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet e famshme të Stambollit janë Xhamia Ajasofja (Ayasofya Camii); Pallati Topkapi, Xhamia e Sulejmanit I-rë dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia e Kaltër).

stambbbo-0008

Por, përveç tyre, miliona turistët që e vizitojnë Stambollin çdo vit, vizitojnë edhe shumë pika tjera turistike, mbresëlënëse, sidomos pjesët e qytetit ku ndërthuren arkitektura moderne me atë islame.

Monumente kryesore gjënden në qytetin modern, i cili kufizohet me zonën e Beyoglu (lagja e vjetër Pera). Ura e famshme Galatas, rreth 70 metra, lidhë këtë zonë të qytetit të vjetër me rrethin Galatas.

Fokusi i qytetit modern është Sheshi Taksim, ose Sheshi Pavarësia, me klube nate të shumta. Në lagjen e Harbije (Harbiye), një distancë relativisht të shkurtër nga sheshi Taksim, është Muzeu Ushtarak me ekspozita nga të gjitha periudhat e historisë ushtarake të Turqisë.

stambbbo-0007

Stambolli është edhe njëra prej qendrave më artistike të Turqisë. Ideja për mbledhjen dhe ruajtjen e rrënojave antike në qytet, u rrit gjatë shekullit të XIX-të, me themelimin e muzeut të parë, sipas standardeve evropiane. Në vitin 1876, vila Tsinili, në Pallatin Topkapi, u shndërrua në një muze arkeologjik, i cili sot është një nga muzetë më të mëdhenj në botë, që ka rreth një milion ekspozita.

Sot Stambolli organizon me dhjetra ekspozita të artit pamor dhe festivale ndërkombëtare, të tilla si Festivalin Ndërkombëtar të Filmit –  Stamboll Bienale, Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Festivali Ndërkombëtar të Jazz-it. Më 2010, ai u bë Kryeqyteti Evropian i Kulturës, së bashku me Pecs (Hungari) dhe Essen (Gjermani).

stambbbo-0010

Nëse jo në fillim, në fund të vizitës në Stamboll, lundrimi me anije nga pjesa evropiane në atë aziatike dhe anasjelltas, është një prej itinerareve të pashmangshme për çdo vizitor, ashtu sikurse janë të pashmangshme edhe kafenetë dhe restorantet e famshme, që përveç ushqimit tradicional, të mahnitin me përgatitjen e ushqimeve të detit.

Fundjava në qytetin që ndan dy kontinetet është e mrekullueshme. Nuk është larg nga Prishtina, dhjetë orë me veturë, apo dy me aeroplan!  /Pushime.com/ Foto: bigtriplittletrip/flickr/