Të lëshohesh nga rrokaqiejt e Dubai me litar

Dubai po iu ofron kërkuesve të aventurave një mënyrë të re për t’i parë rrokaqiejt e tij – duke lansuar kështu kabllon më të gjatë urbane për t’u lëshuar me litar.

XLine, që është 170 metra lartë, do të hapet këtë javë në lagjen Marina të Dubait.

Për një kilometër të tërë, ata që janë të guximshëm ta provojnë këtë aventurë do të kalojnë disa prej rrokaqiejve më të lartë në një shpejtësi prej 80kmh.

Një gjë e tillë ishte hapur dy vite më parë afër ndërtesës më të lartë në Dubai. Por kjo e reja, megjithatë, është dy herë më e gjatë se e vjetra.

Ky atraksion i ri iu jep një mundësi çifteve që të përjetojnë një aventurë të paharrueshme së bashku, me litar të lidhur për njëri-tjetrin.