Top 10 hotelet e përzgjedhura për pushime të këndshme në Antalya!

10. TRANSATLANTIK KEMER

Vendndodhja:
Hoteli eshte i lokalizuar ne Gounyk me nje distance prej 30 km nga Antalia, 9 km nga Kemer.

Rreth hotelit:
395 dhoma, 218 dhoma standarte, 4 dhoma per invalide, 112 dhoma familjare, 20 junior suites, 20 senior suites, 4 deplex suites, 4 royal suites, 12 lake villas, 1 king suite.

Aktivitete:
hoteli organizon aktivitete te ndryshme per te gjitha moshat.pishine per femijet, kend lojrash per femijet, pishine e mbyllur, pishine e hapur, dhome konferencash, sallon bukurie, TV me satelit, qender mjeksore, qender bisnesi, disco, palester, sauna, jakuzzi.

 

9. ALAN XAFIRA

Vendndodhja: Alan Xafira Deluxe Hotel është e vendosur në rajonin Turkler. Kjo është përafërsisht 10 km nga qendra e Alanya dhe 5 km nga qendra Conaklija dhe 100 km nga Antalia Aeroporti. Hotel shumë i kërkuar nga shumica e klientëve tanë!

Plazhi: Plazhi privat i hotelit është me guralecë dhe rërë. Ajo është e vendosur rreth 500 metra nga hoteli dhe të ftuarit mund të përdorin anije transport falas çdo 30 minuta në plazh dhe prapa. Karrige në kuvertë, cadra dhe peshqir plazhi janë pa pagesë.

8. SEA PLANET

Vendndodhja: Sea Planet Resort & Spa gjendet ne regjionin e Kizlot. Gjendet 12 km prej qytetit Manavgat dhe 72 nga aeroportit të Antalisë, Një ndër hotelet më të kërkuara në Side me cmim mjaft të volitshëm!

Shërbimi: Ultra All inclusive (të githa të përfshira) në bazë të bufesë së hapur – vetëshërbim. Zgjedhje në mes të disa ushqimeve (tavolinë suedeze), në mëngjes, mëngjes të vonshëm, drekë, drekë të vonshme, ëmbëlsirat e pasditës, caj, kafe, darkë, darkë të vonshme, akullore-me kohë të caktuar, pije alkoolike dhe jo-alkoolike vendore. Shërbimi i A’la Carte restoraneve është i mundur me anë të rezervimit paraprak, dhe atë një herë gjatë qëndrimit tuaj, në njërin nga restoranet. Koncepti All Inclusive nuk përfshin: pijet e importit, pijet në shishë, lëngjë të shtrydhura të freskëta, verërat speciale, shërbimin në dhome, pijet në Qendrën SPA Ëellness.

7. EFTALIA OCEAN

Ky hotel i shkëlqyeshëm gjendet në një lokacion fantastik dhe ofron të gjitha komoditetet që ju i dëshironi për të kaluar një pushim relaksues.

Vendndodhja: Hotel Eftalia Ocean ndodhet në rrugën bregdetare të Alania-Konakli. Distanca nga Aeroporti i Antalias është 95 kilometra.
Akomodimi: Ka gjithsej 625 dhoma, të gjitha të pajisura me klimatizim. Është vend i përkryer për familjet dhe çiftet. Recepcioni është i hapur 24 orë dhe ka lobin me bar, me ulëse të rehatshme ku mysafirët mund të kalojnë momente relaksimi.
Nga lobi, pushuesit mund të shkojnë në dhomë të lojërave dhe në restoranin kryesor me tarracë në natyrë si dhe në restorante të ndryshme a la carte. Hoteli ka edhe disa bare – duke përfshirë edhe një snack bar në pishinë.
Një kopsht të bukur janë tri pishina të rrethuara me shtretër për rrezitje dhe çadra. Fëmijët mund të luajnë në këndin e lojërave. Në disa hapsira ka qasje internet WiFi.

Image result for eftalia ocean

6. QUATTRO BEACH

Vendndodhja:
I vendosur ne Konakli, vetem 10 minuta me makine nga Alanya, ky hotel elegant perballe plazhit ka nje pamje te mrekullueshme nga deti Mesdhe. Me nje siperfaqe prej 20000m2, hoteli mban konferenca dhe bankete duke e bere nje vend ideal per familjet qe mund te shijojne sporte te ujit dhe qendrat spa & wellness. Transporti publik ben te mundur qe te lidhe te ftuarit me Alanyan dhe resortet e tjera perreth zones. Hotel shumë i kompletuar për ti shijuar pushimet e tuaja verore.

 

Gallery

5. ORANGE COUNTY KEMER DHE ALANYA

E keni menduar ndonjëherë Amsterdamin në Turqi? Këtë ua mundëson ky hotel tematik i ndërtuar në stilin e ndërtesave të famshme rreth kanalit në Amsterdam. Edhe shërbimi dhe ofertat e shumta do t’ju bëjnë të ndiheni se jeni në Amsterdam. 18+ Rini gjallëri dhe argëtim gjatë gjith kohës

Image result for orange county kemer

4. ROYAL SEGINUS

Vendndodhja: Hoteli është i vendosur në regjionin Lara-Kundu, 17 km nga qendra e qytetit Antalia dhe 15 km nga aeroporti.

I ndërtuar në vitin 2018. Hoteli posedon gjithsej 498 dhoma, dhoma standarde Superiore dhe është një zgjedhje shumë e mirë për ti përjetuar pushimet tuaja!

 

Image result for royal seginus
3. ADAM AND EVE

Një ndër hotelet më speciale në botë për nga disajni, arkitektura, akomodimi dhe shërbimi i klasit të lartë.
Ky hotel mirë pret mysafirët e veçant të cilët dëshirojnë të kalojnë mirë dhe të dallohen nga të tjerët.


2. GRANADA LUXURY BELEK DHE ALANYA

Hotele ideale për të rinjë dhe qiftet. Hotele me bukuri mahnitëse me një arkitekturë të jashtëzakonshme, dhomat mjaft modern do t’ju bëjnë të ndiheni si mbret.

Image result for granada luxury belek
1. TITANIC DELUXE BELEK

 I shtrirë në një sipërfaqe prej 200,000 m2 me gjithsje 750 dhoma të shpërndara në ndërtesën kryesore 6 katëshe dhe disa villa.

Ju do të keni në dispozicion hollin mahnitës me recepcion, lobi barin, liftin, këndin e internetit dhe wireless (me pagesë), dhomën e TV, restaurantin kryesor, 5 restaurantë A la carte, disa bare, dyqane dhe floktar.

Jashtë hotelit do gjeni tri pishina dhe aqua parkun me rrëshqitëse uji. Ombrellat e diellit, shtretërit për rrezitje, dhe peshqirët në pishinë dhe plazhe ofrohen falas. Hotel që i përmbush të gjitha kërkesat tuaja!

Image result for titanic deluxe belek