Turistja që po mahnitë botën me fustanet e saj

Përderisa kremi kundër diellit dhe librat e udhëtimit janë thelbësore për shumicën, kjo turiste me stil nuk shkon askund pa një fustan të mrekullueshëm me vete.

Nina Okhotina, 28 vjeçe, nga Moska, Rusi, ka mbledhur më shumë se 76,000 ndjekës në Instagram me fotografitë e saja të udhëtimit që janë model për shumëkënd.

Çdo herë që ajo ndalet në një destinacion të ri, ajo nxjerr nxjerrë një fustan të mrekullueshëm dhe bën një fotografi përrallore – duke bërë që kalimtarët të kthejnë kokën për ta shikuar atë çdo herë.

Një fotografi e bërë në Venecia, Itali shfaq Ninën duke qëndruar afër një kanali me një fustan të kuq.

Një tjetër e shfaq atë para Universitetit Shtetëror të Moskës dhe në një tjetër ajo shfaqet mahnitëse me një fustan të kaltër në Kapadokia, Turqi.

Vende të tjera përfshijnë Marokun, Japoninë dhe Kanadanë. Fotografitë e saja më të mira mund t’i shihni më poshtë: