Ujëvarat magjike të Kroacisë nën dimrin e ftohtë

Tamas Toth, një fotograf nga Budapesti, ishte kohët e fundit në një udhëtim spontan dhe të shkurtër në Kroaci me disa miq, për të vizituar Parkun Kombëtar më të madh në Kroaci dhe Liqenet Plitvice.

Zona totale e Parkut Kombëtar është 295km2 dhe sipërfaqja e liqeneve është 2km2. Ka rreth 14 liqene në një drejtim Veri-Jug, në Malet Kapela.

Përgjatë kohës, uji ndryshon shtratin e tij, duke e lënë drejtimin e tij të mëparshëm të thatë. Mund të themi se Plitvice nuk është njëjtë asnjëherë.

Gjatë dimrit, me ardhjen e të ftohtit dhe borës, ky park dhe këto liqene e ujëvara marrin pamje mahnitëse. Më poshtë mund t’i shihni disa foto nga udhëtimi i fotografit.