Ushqimet të cilat nuk duhet t’i hani kurrë në aeroplan

Të marrësh me vete ushqim është mjaft mirë, si për shijen tuaj ashtu edhe për kuletën.

Por nëse merrni ushqim me vete kur të hipni në aeroplan, atëherë duhet t’i evitoni këto ushqime – për të mirën tuaj dhe atyre përreth.

Ushqimet që s’mund t’i përfundoni

Nëse vendosni që një fluturim i gjatë është koha për ushqime të veçanta, gaboheni. Vetëm sigurohuni që ta përfundoni atë – ose se e keni hedhur para se ta lini aty diku. Në shumë vende, duhet ta deklaroni çdo ushqim para se të hyni, dhe diçka e hapur nuk do të mund të kalojë.

Perimet dhe frutat e freskëta nuk lejohen zakonisht, për shkak të shqetësimeve agrikulturale.

Ushqimet e zhurmshme

Përtypje, zhurmë, përtypje… Largoni çipsat ose perimet forta – personi që do ta keni para, prapa ose pranë nuk dëshiron t’ju dëgjojë teksa përtypeni. Ushqimet e zhurmshme mund të tingëllojnë keq më shumë se motori i aeroplanit kur e përtypni afër veshit të personit që ndodhet pranë jush.

Mbajeni në mend se personi afër jush nuk ka ku të shkojë diku tjetër, kështu që ushqimet e zhurmshme lini për kur të ateroni, shkruan pushime.com.

Ushqimet që të ndotin

Nëse po tentoni që ta ndani atë përgjysmë me pirun plastik dhe po keni vështirësi e po ndoteni gjithandej, mos e bëni më. Aeroplanët nuk pastrohen me “rrënjë” mes çdo fluturimi, kështu që mund të lini thërrime ose grimca ushqimi prapa për pasagjerin e ardhshëm në ulëse.

Ushqimet me “erë të keqe”

Nëse po mendoni të merrni me vete vezë të ziera, tunë peshku, ose ushqime të tjera që mbajnë erë të keqe, ndaloni dhe mendojeni para se ta mbushni kabinën e aeroplanit me erën e asaj çfarë jeni duke e ngrënë.

Ushqimet me yndyrë

Të marrësh një ushqim të shpejtë me vete mund të jetë opsioni më i lehtë dhe më i lirë, por nuk është zgjidhja më e mirë gjatë fluturimit.

Kikirikët

Paketimet e vogla të kikirikëve janë zhdukur shumica nga aeroplanët për shkak të alergjive në rritje të kikirikëve në botë. Paketimi i një senduiçi me gjalpë kikiriku ose thjeshtë një pako kikirikë nuk vjen në shprehje – pasi mund të jetë e rrezikshme nëse dikush pranë jush vuan nga alergjia e tyre.