Vendet më të sigurta në botë, ku askush nuk mund të hyjë

Ka shumë vende në planetin tonë që është e vështirë ose madje edhe e pamundur që të hyhet në to.

pushime.com mblodhi 10 vendet sekrete përreth botës, në të cilat është e pamundur të hyhet.

10. Baza Sekrete Mormon, Utah, SHBA

Thellë nën Shkëmbin e Granitit, ndodhet një depozitë e ndërtuar nga mormonët. Sipas të thënave, ata i ruajnë aty reliktet e tyre të çmuara. Vetëm anëtarët më të lartë të kishës së tyre mund të hyjnë në këtë vend që është rezistent madje edhe ndaj një shpërthimi bërthamor.

9. Qemeri Global i Farave, Svalbard, Norvegji

Ky qemer u hap në vitin 2008 në ishullin e Spitzbergenit. 250 milionë lloje farash ruhen këtu. Qemeri u krijua që njerëzit të ruajnë çfarëdo fare bimësh këtu. Ishulli është një vend i përsosur për ruajtjen e farave sepse nuk ka aktivitet sizmik dhe është shumë lartë mbi nivelin e detit.

8. Ishulli Niihau, Havaji, SHBA

Havaji është një plazh parajsë. Megjithatë, hyrja në këtë ishull të vogël është e pamundur. Ishulli ishte pronë e një familjeje që nga viti 1863 por u mbyll në vitin 1915. Ende është një vend nën ruajtje.

7. HavenCo, Sealand

Kjo qendër e të dhënave u hap në vitin 2000 në Sealand. Pronari i saj, HavenCo, mendoi se kështu mund t’i ikte ligjit britanik. Ajo u mbyll në vitin 2008 por u rihap në vitin 2013.

6. Bunkeri “Pionen”, Stokholm, Suedi

Qendrat e të dhënave të Banhofit ndodhen në një shpellë 100m nën tokë. Ky bunker u ndërtua në vitin 1943 si një strehë. Aty ka bimë të gjalla, ujëvara artificiale dhe një akuarium të madh. Në këtë mënyrë kompania krijon një atmosferë të mirë për punonjësit e saj.

5. Burgu “ADX Florence”, Kolorado, SHBA

Pseudonimi i këtij burgu është “Alkatrazi i Shkëmbinjve”. Qelitë këtu janë të krijuara nga guri dhe madje edhe shtretërit dhe lavamanët janë të krijuar nga betoni. Ka kurthe me lazer kudo brenda, dhe dyert kontrollohen nga largësia. Të gjithë zyrtarët e sigurisë së këtij burgu mund të qëllojnë për ta vrarë këdo që tenton të ikën.

4. Baza Kodrinore “RAF Menwith”, Yorkshire, Britani të Madhe

Ky vend u ndërtua më 1954 për të kapur sinjale gjatë Luftës së Ftohtë. Është e panjohur se çfarë ndodh tani aty, por ky vend është magazina më e madhe në botë e të dhënave të inteligjencës.

3. Rezorti “Greenrier”, Virgjinia, SHBA

Duket e pabesueshme që një rezort i tillë të jetë në këtë listë. Në fakt, ky vend është rezorti më i sigurt në botë, në të cilin mund të hynë vetëm agjentët e qeverisë amerikane.

2. Arkivat Sekrete të Vatikanit

Konsiderohet të jetë libraria më sekrete në botë. Të gjitha dokumentet e papëve janë ruajtur këtu që nga shekulli 7. Vetëm një zyrtar mund të hyjë në këto arkiva me leje të veçantë, gjë që është e vështirë të merret.

1. Parkingu i Veturave “Bold Lane”, Derbyshire, Mbretëri të Bashkuar

Ky parking veturash është një nga më të sigurtët në botë. Shoferët këtu marrin tiketa të veçanta të cilat sinkronizohen me hapësirën e tyre të parkingut. Nën çdo veturë ndodhet një senzor i lëvizjes që aktivizon alarm në rast se dikush e lëvizë veturën pa leje. Ka rreth 190 kamera sigurie në këtë parking.

Bonus: Zona 51, Nevada, SHBA

Zona 51 është një vend i veçantë për eksperimente. Është e pamundur të afrohesh afër kësaj baze si nga toka ashtu edhe nga ajri, lëre më të hysh në të. Kjo i bie se asnjë fluturim s’mund të kryhet sipër këtij territori. Ekzistenca e këtij vendi u zbulua ngadalë, gjë që bëri që të dilnin shumë teori konspirative.