Vendet nëpër botë, ku lindjet e diellit janë magjike

Perëndimet mund të jenë në ballinën e shumë broshurave, por të kapësh agimin është edhe më magjik.

Së pari, siç tregojnë edhe këto fotografi, lindja e diellit ofron dritën më të mirë natyrore për të bërë fotografi.

Është gjithashtu koha e vetme gjatë ditës kur do të mund të shihni turistë në vendet më të vizituara të botës, si Taxh Mahalla e Indisë për shembull.

Mail Online Travel ka shpërndarë fotografitë e vendeve në të cilat agimi është magjik të përjetohet nga turistët. Shikoni ato më poshtë:

Kur është fjala për të shijuar magjinë e natyrës, lindja e diellit është koha më e mirë për të vizituar Taxh Mahallën

Edhe rruga e Oqeanit të Madh në Australi është një vend ideal për t’u vizituar gjatë lindjes së diellit

Jo shumë destinacione nëpër botë të inspirojnë si Kapadokia në Turqi, që më së miri shijohet nga një balon ajri gjatë lindjes së diellit

Kenia është një tjetër rajon ku mund ta kapni ‘orën e artë’ në mëngjes

Valparai, një vend tjetër magjik në rajonin Tamil Nadu në Indi

Cape Town, një qytet gjumash në perëndim të Afrikës së Jugut, është gjithashtu një nga vendet më të mira për të bërë foto gjatë lindjes së diellit

Lugina magjike e Bunyeroo në Australi Jugore duket tepër mirë nën dritën e parë të mëngjesit

Një fshat i vogël maroken në Berber duket sikur nga qielli bie ari kur drita e parë e diellit në mëngjes prekë sipërfaqen e tij

Varanasi, një qytet në veriperëndim të shtetit indian Uttar Pradesh, është një nga pjesët më me ngjyra të vendit – lindjet e diellit nuk përjashtohen këtu