Vendet që duhet t’i vizitoni para se të zhduken

Ekzistojnë shumë vende të bukura në botë të cilat do duhej t’i vizitonit, por disa vende nuk do të ekzistojnë edhe për shumë kohë, prandaj është mirë që t’i vizitoni para se të zhduken.

10 vendet më poshtë do duhej t’i vendosnit në majën e listës tuaj të udhëtimeve, sepse shumë shpejtë ato nuk do të ekzistojnë më.

Ishujt Galapagos1

Rritja masive në turizëm në dekadat e fundit po zhdukë nga bukuria natyrore dhe ambienti edhe kafshët e Galapagos në Ekuador, jo vetëm ishujt. Kombinimi i ndotjes dhe kafshëve të kontrabanduara do ta shterojnë ekosistemin diku në të ardhmen.

Venecia2

Venecia po fundoset në një ritëm të shpejtë si pasojë e kombinimit të rritjes së reshjeve të shiut dhe niveleve të detit. Sheshi i Shën Markut është përmbytur pothuajse 100 herë gjatë vitit. Është parashikuar që Venecias i kanë mbetur vetëm edhe disa dekada para se të fundoset totalisht nën ujë.

Alpet në Evropë3

Ngrohja globale është fajtori kryesor për zhdukjen e maleve të Evropës. Këto akullnaja kanë humbur më shumë se 20% të madhësisë së tyre që nga viti 1980. Alpet nuk pritet të egzistojnë më shumë se deri në vitin 2050.

Madagaskar4

Ky ishull aktiv me specie të bimëve dhe kafshëve, 80% e të cilave nuk gjinden diku tjetër në botë, nuk I ka mbetur edhe shumë jetë. Me kombinimin e gjuetisë ilegale dhe shpyllëzimit ky ishull nuk pritet të jetojë më shumë se 35 vite të tjera.

Deti i vdekur5

Trupi më I kripur I ujit në botë ka një nivel deti që bie çdo vit për 1.20m. Shtetet kanë rritur prerjen e ujit nga lumenjtë që e ushqejnë detin e vdekur duke shkaktuar 30% rënie në madhësinë e tij në 40 vitet e fundit. Në 50 vite mos prisni ta shihni detin e zi më.

Parku Kombëtar i Akullnajave në SHBA6

Në periudhën prej 100 viteve të fundit, numri i akullnajave në Parkun Nacional të Akullnajave ka rënë nga 150 në 27 dhe ky numër pritet të vazhdojë të bie. Si pasojë e ngrohjes globale, nëse nuk e vizitoni këtë park në këto 20 vite, gjithë çfarë do të mbetet nga ai do të jetë uji.

Pellgu i Kongos7

Humbja e pellgut të Kongos i atribuohet prerjes ilegale të drunjëve, minimit, farmimit dhe luftërave guerile. Kjo duket sikur një humbje e parandalueshme por nëse nuk bëhet diçka shpejtë, ky pyll nuk do të ekzistojë pas 25 vitesh.

Maldivet8

Një nga destinacionet më të bukura të pushimeve po humb masë tokësore një një normë të shpejtë. Maldivet janë vendi më i vogël me 80% e tokës vetëm 1m mbi nivelin e detit. Me kombinimin e rritjes së nivelit të detit dhe zbardhimit të koraleve, ky ishull nuk do të mbijetojë në këtë shekull.

Pengesa e Madhe e Gomës9

Vija bregdetare më e famshme e Australisë që momentalisht mbulon një hapsirë prej 347.800 kilometra katrorë gjithashtu nuk do të mbijetojë në këtë shekull. Ndryshimi i klimës dhe ndotja e oqeanit po e shkatrrojnë këtë ekosistem masiv nën-ujor.

Taj Mahalla10

Pallati Indian është një mrekulli e bërë aq bukur nga njeriu por fatkeqësisht për shkak të ndotjes së ajrit dhe turizmit masiv, pritet që Taj Mahalla të mbyllet për publikun brenda 5 vitesh.