Vendi turk në Mesdhe ku duket se koha është ndalur

Me ushqimet e shijshme si qebap dhe byrek të shijshëm, nuk është befasi që vizitorët e Qipros Verior thuhet se kthehen në shtëpi me 1.5kg më shumë.

Pjesa e njohur si “ana turke” e ishullit mesdhetar është e mbushur me kafene dhe restorante të cilat ofrojnë ushqime të freskëta për jo më shtrenjtë se 10 euro dhe që është e pamundur t’iu rezistosh.

Bashkë me kuzhinën e shijshme, Qipro Verior është gjithashtu i bekuar edhe me qiej të kaltër të pafundmë dhe me shumë kilometra plazhe me rërë.

Pavarësisht gjithë kësaj, ky vend disi ia ka dalë që të mbesë i paprekur nga turizmi që zbret në valët e fqinjit të saj në jug.

Sapo të kalosh nga Jugu i Qipros, menjëherë do të ndjeheni sikur jeni transportuar prapa në kohë në një mjedis mesjetar. Megjithatë, turistët duhet ta dinë se valuta në veri është lira turke dhe jo euro.