Venecia, një qytet i lavdishëm, i ngritur në det!

Është qyteti më i lavdishëm në brigjet e Adriatikut. Nuk e ka madhështinë e një kryeqyteti si dikur, por bukurinë e kishte atëherë dhe i tillë është edhe sot. Joshësh, mahnitës dhe i papërshkrueshëm!

“Ekziston një qytet i lavdishëm, i ngritur në det. Deti, që mbush rrugët e gjera e të ngushta, herë ulet e herë ngrihet; dhe leshterikët e kripur kacavaren në mermerin e pallateve të qytetit”, shkruante dikur poeti anglez, Samuel Rogers.

Shkruante për Venecian (Venedikun), kryeqytetin e republikës së dikurshme të Venedikut, që përfshinte një territor shumë më të gjerë sesa qyteti që ishte ndërtuar në ujë, pas drenazhimit të disa rrypave të rërës, të cilët herë mbuloheshin dhe herë zbuloheshin nga batiacat dhe zbaticat e ujit të Adriatikut.

venedikkk 0006

Venecia (Venezia, italisht) është qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik.  Qyteti ka rreth 270 mijë banorë dhe së bashku me lagunën, është trashigimi historike dhe kulturore e mbrojtur nga UNESCO, që nga viti 1987.

Gjatë një mijëvjeçari Venecia, kryeqytet i Republikës së Venedikut, ishte një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike, si dhe një nga qytetet më të mëdhenj të Evropës, deri në vitin 1797, kur iu mor pavarësia.

venedikkk 0009

Klasa fisnike e Venedikut dominonte politikisht ngase kontrolloi për një periudhë të gjatë tregun ndërmjet Evropës Perëndimore dhe Detit Mesdhe. Qyteti përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë, dhe u zhvillua, u bë një nga qendrat më të mëdha financiare të Evropës.

Venecia nuk e ka më këtë madheshti politike, por e ka madheshtinë historike, kulturore dhe mozaikun e mrekullueshëm, që për shumicën e turistëve të botës, është destinacion që duhet parë patjetër gjatë jetës.

Komuna e Venecias përfshin qendrën historike me rreth shtatë km katrorë, si dhe Lagunën me afër 50 ishujt e saj. Po ashtu kësaj komune i takojnë edhe ishujt Lido dhe Pellestrina, që e ndajnë lagunën nga Deti Adriatik, dhe njësitë e qytetit në kontinent Chirignago, Favaro Veneto, Marghera, Mestre dhe Zelarino.

venedikkk 0002

Qendra historike është e ndarë në gjashtë njësi: San Polo, Dorsoduro, Santa Croce, San Marco, Cannaregio dhe Castello. Ndërsa kanali më i madh, i lundrueshëm, është “Canal Grande”, i cili e ndanë qytetin e vjetër në një pjesë lindore dhe perëndimore.

Qyteti i vjetër është një qytet në ujë. Përbëhet nga 121 ishuj, ndërmjet të cilëve kalojnë matanë kanale me gjerësi të ndryshme. Mirëpo që nga shekulli XIX kanalet u mbushën me dhe ose u mbyllen për transportin ujor. Ky kontrast midis transportit tokësor dhe ujor vazhdon deri sot. Shumica e kanaleve kalohen pak ose fare me varkë. Vetëm “Canal Grande” kryen transportit ujor.

venedikkk 0008

Çdo ishull ka së paku një shesh, që formon qendrën e komunikimit, transportit dhe tregut. Ish-qendra kryesore e republikës së dikurshme, Sheshi Piazza di San Marco, rrethohet nga ndërtesa publike, si Pallati Ducale, biblioteka, muzeume dhe katedrale, ndër të cilat më e famshmja është Basilica di San Marco.

Qyteti, që dikur ka mbledhur me miliona tonë lisa verri që silleshin nga Istria dhe shtyshin nën tokën argjile deri në shtresën e gurit, që më pas mundësonte ndërtimin e shtëpive në ujë, tashti nxitë çdo vit me miliona turistë nga e gjithë bota, të vijnë të shohin “mbretëreshën” magjepëse të Adriatikut.

venedikkk 0005

Veç “Canale Grande” që përdoret për transportin e mallrave, në qytetin e Venecias ka 175 kanale tjera me një gjatësi totale prej afër 38 kilometrash. Ato përdoren për lundrim me varka nga një lagje në tjetrën, dhe shëtitje të turistëve, që është një ëndërr sidomos për çiftet e dashuruara.

Po aq të rëndësishme sa kanalet janë 444 urat e Venecias. Deri në vitin 1480 ato ishin nga druri, por më vonë u zëvendësuan me sukses nga guri. Shumë prej tyre ishin të ndërtuara “rrafsh”, pa pengesa, për të mundësuar kalimin e kuajve dhe qerreve. Ura më e gjatë me një gjatësie prej afër 3.5 kilometra është Ura e Lirisë (Ponte della Libertà), e cili lidh qytetin e vjetër me kontinentin.

venedikkk 0011

Venecia është po ashtu një qendër e rëndësishme kulturore evropiane me lëvizje udhëtarësh të shumtë dhe me porten detare të dytën për nga madhësisa me radhë në Itali. Është qendër universitare dhe ka me dhjetëra muzeume, bibloteka dhe galeri artesh.  Shfaqjet më të njohura të operes mbahen që nga shekulli i XVIII në Teatrin La Finice, koncertet në Circolo Artistico, Tetri në teatro del Ridotto.

Përshkrimet për Venecian, Venedikun e dikurshëm, nuk kanë fund, por italianët e kanë një shprehje popullore që thotë: “Kush nuk e ka parë Venecian, nuk e ka parë Italinë”. Prandaj, mos u hamendni. Rrugë të mbarë! /Pushime.com/Foto: Ezwed/