Verona, në dashuri me juve!

Verona është një prej qyteteve më të famshme në Itali. Të tillë e ka bërë shkrimtari anglez William Shakespeare. Njihet edhe me emrin Qyteti i Dashurisë! Aty është dashuruar Romeo me Xhulietën.

Shtëpia e Xhulietës, me një ballkon të vogël, me pamje prej oborri, e shekullit të XIV, është një prej pikave që ua nxehë gjakun shumë vizitorëve për ta parë këtë qytet.

 

Verona e dashuruar. Foto: Bella.it
Verona e dashuruar. Foto: Bella.it

Verona është vendbanim antik, por si qendër e rëndësishme ekonomike u zhvillua në Mesjetë. Qyteti u ndërtua në të dy anët e lumit Adige, dhe akulaisht ka rreth 300 mijë banorë. Qendra e këtij qyteti është Trashëgimi Botërore e mbojtur nga UNESCO, për shkak të strukturës së tij urbane dhe arkitekturore.

Në Veronë ruhen shumë monumente të lashta romake, edhe pse shumë prej tyre u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 3 janarit 1117, që çoi në një rindërtimit masiv të një prej qyteteve më të rëndësishme etrukse.

 

Ballkoni i shtëpisë së Xhulietës. Foto: Romeoandjuliet-weddings
Ballkoni i shtëpisë së Xhulietës. Foto: Romeoandjuliet-weddings

Verona Arena, e cila gjendet në sheshin më të madh të qytetit, është një amfiteatër i madh i ndërtuar nga romakët në shekullin I, i cili vazhdon të shfrzytëzohet për mbajtjen e koncerteve dhe shfaqjen e operave, sidomos gjatë sezonit te verës.

Arena është 139 metra e gjatë dhe 110 metra e gjerë, ku mund të ulen rreth 25000 spektatorë në 44 nivelet e saj të shtruara me mermer. Ky është amfitetari i tretë më i madh në Itali, pas Koloseut në Romë dhe atij në Capua.

 

Arena Verona. Foto: Citiesofworld
Arena Verona. Foto: Citiesofworld

Jo shumë larg nga Arena është ura “Ponte di Pietra”, një tjetër pikë referimi Roman që ka mbijetuar sot e kësaj dite. Ura është e ndërtuar prej guri, në njërin prej të cilëve e ka gdhendur emrin e vet, arkitekti i saj, Lucius Vitruvius Cordone.

Qyteti ka disa katedrale, por ndër më të njohurat janë ato të Shën Zeno dhe Anastasia e Shenjtë, të ndërtuara prej gurëve të gdhendur dhe tullave të bardha në fillim të mijëveçarit të parë.

 

Sheshi Ebre. Foto: blog.monarch.co.uk
Sheshi Ebre. Foto: blog.monarch.co.uk

Pallati i Rilindjes, disa dyer (porta) hyrëse në qytetin e dikurshëm, si Porta Borsari, Porta Leoni, muzetë e shumtë, janë po ashtu pika shumë tërheqëse për turistët e huaj, të cilët e bëjnë Veronen një ndër pesë qytetet më të vizituara në Itali.

Shtëpitë me ballkone përplot lule, sikurse ajo e Xhulietës, restorantet, baret e natës, e rënditin Veronën si një nga qytetet më tërheqëse për të rinjtë që dëshirojnë të kalojnë një fundjavë romantike. Pak romancë nuk ju bën keq as juve që jeni më të moshuar. Verona u kthen në rini! /Pushime.com/