Videot më të mira GoPro të vitit 2016

Për t’ju bërë që të ndjeheni fajtor për miliona kaloritë që i konsumuat gjatë festave të fundvitit, GoPro ka lëshuar një përpilim të videove më të mira të kapura gjatë vitit 2016.

Videot shfaqin eksplorues dhe kërkues të adrenalinës në momentet më mahnitëse të tyre.

Prej yjeve të BMX e deri tek ngjitësit e maleve me snoubord dhe surfuesve, këta aventurierë përdorën kamerat e tyre të vogla për të incizuar ekskursionet e tyre përgjatë 12 muajve të fundit.

Shikojeni videon: